Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën në seksionin shqip me Berishën: Është non grata, hetoni rrethanat si iu dha mundësia për atë intervistë

Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën në seksionin shqip me Berishën: Është non grata, hetoni rrethanat si iu dha mundësia për atë intervistë

Gary Kokalari

Në maj 2021 Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken bëri publik vendimin se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

Kjo u pasua edhe me qëndrime të tjera të amerikanëve, si nëpërmjet ambasadores në Tiranë edhe zyrtarëve të tjerë të cilët u shprehën se vendimi ishte i mirëmenduar dhe me fakte duke ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me ish kryeministrin shqiptar.

Berisha e atakoi këtë vendim duke thënë se do ta ankimojë në një gjykatë në Francë. Më pas ai nisi historinë e Foltores dhe në opinion ka përhapur idenë se edhe në vitin 1997 ishte i padëshiruar nga amerikanët, por arriti të merrte mbështetjen e tyre për të ardhur në pushtet.

Tre ditë më parë në këtë frymë ai arriti të siguronte një intervistë të gjatë në Zërin e Amerikës, e cila është një media që financohet nga buxheti i shtetit amerikan.  Dihet lidhja e vjetër e Berishës me Elez Biberaj, ish-drejtor i VOA, por përsëri hapësira që Zëri i Amerikës i dha deputetit non grata ishte më shumë se e ekzagjeruar.

Kjo nuk ka lënë indiferent një nga aktivistët më të njohur shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari. Ai i ka dërguar një letër drejtoreshës së Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez për këtë intervistë që është zhvilluar nga seksioni shqip.

Letra e plotë në formë elektronike e botuar nga DITA i është përcjellë edhe ambasadores Yuri Kim në Tiranë, si dhe disa zyrtarëve të DASH.

Kokalari e pyet zonjën Lopez pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Mes të tjerave zoti Kokalari shpreh gatishmërinë që të dëshmojë për të gjithë të shkuarën e zotit Berisha, ndërsa kërkon nga drejtoresha e VOA rrethanat se pse iu krijua kjo mundësi një të shpalluri non grata nga SHBA.

Letra e Gary Kokalarit për drejtoreshën e VOA:

Nga Gary Kokalari

Drejtuar zonjës Yolanda Lopez

Drejtore në detyrë i Zërit të Amerikës

Zonja Lopez,

Së fundmi, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është intervistuar nga Zëri i Amerikës. Nuk e di nëse jeni në dijeni por majin e kaluar, Sekretari i Shtetit Blinken shpalli publikisht (non grata) Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij të konsiderueshme në korrupsion.

Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në SHBA. Në vijim, unë personalisht kam bërë publike akte korruptive që kanë ndodhur gjatë mandatit të Berishës si Kryeministër, duke përfshirë përpjekjen për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, si shfaqet në The New York Times dhe librin War Dogs (Qentë e Luftës), si dhe përpjekjen për t’ia kaluar në mënyrë të paligjshme Albpetrolin, pasuri e shtetit shqiptar, një mikut të Berishës, duke përdorur garanci financiare fiktive, të cilat implikojnë një bankë amerikane. (KLIKO KËTU)

Pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Krahas shqetësimit nga abuzimi i një platforme transmetimi të qeverisë amerikane nga ana e Berishës, ndër vite ka pasur pretendime se aleatët e Berishës brenda Zërit të Amerikës fshehtas kanë përdorur pozicionet e tyre për të promovuar interesat e Sali Berishës. Ju lutem të mbani parasysh se Zëri i Amerikës nuk duhet të tolerojë asnjë përpjekje të stafit të vet të manipulojë opinionin publik shqiptar për llogari të Sali Berishës apo ndonjë figure tjetër politike.

Në gjykimin tim tim, Sali Berisha është personi me përgjegjësinë më të madhe në pengimin e përparimit të demokracisë në Shqipërisë. Gjithashtu, sugjeroj që ju dhe drejtuesit e Zërit të Amerikës të njiheni me të shkuarën e Berishës si dhe të shqyrtoni rrethanat në të cilat Berishës iu dha mundësia për intervistë. Jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Ju falenderoj,

Gary Kokalari

Albanians for a Democratic Albania (Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike) New York, NY/ DITA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë