Kokalari: Projekti i kullës 64-katëshe, pazar për zgjedhjet e 14 majit. Të shesesh votën e demokratëve për pazaret e familjes është cenim brutal i demokracisë

Kokalari: Projekti i kullës 64-katëshe, pazar për zgjedhjet e 14 majit. Të shesesh votën e demokratëve për pazaret e familjes është cenim brutal i demokracisë

Evi Kokalari ka reaguar lidhur me ndërtimin kullës ‘Mali i Tiranës’ në qendër të Tiranës. Përmes një statusi në Facebook, Kokalari është shprehur se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës.

Madje ajo shkon edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës.

''Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë Gim Zeqo dhe Ilir Shtufi, ortaku i Shkelzenit.

Ky projekt i eshte dhene Rames per aprovim besoj dikur nga vera e kaluar. Tashti më thoni ju - mendon njeri që Rama do aprovojë nje projekt të këtij niveli, pa ditur kush janë pronaret dhe ortaket e tyre?

Cim Peka, qe e shoh te tallet rendshem me opinionin publik (turp me vete se nuk i falet si gazetar dhe drejtor i nje TV), ben mire te bej publike diskutimet e tij me Erion Veliajn vjet, kur ne te gjithe entuzjazmoheshim me kuvendin kombetar dhe zgjedhjet e kryesise, dhe ky gjeniu dilte per vrap me kryebashkiakun dhe negocionin zgjedhjet e ardhshme.

Faktet jane te padiskutueshme ketu.

1-Ilir Shtufi eshte ortak dhe funksionon me parate e Shkelzen Berishes. Nese jo, Nova Construction te bej publike te gjithe financiat e kompanies, hyrjet dhe daljet e parave per 15-20 vitet e fundit.

2-Ky projekt eshte paraqitur per aprovim tek Rama vitin e kaluar kur te gjithe politikisht po beheshin gati per garat e Bashkive, dhe leja e ndertimit eshte aprovuar ne 8 Mars 2023, vetem nje jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bente pazare me Ramen sic bente Alibeaj.

Shanset jane qe Kellici nuk ishte i vetmi qe ju ofrua ne pjate te argjende Rames & Velias. Protestat para kryeministrise po ngrinin pazarin. Cdo bashki kishte nje cmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opoziten, nuk lanë në tavoline vetëm bashkine e Tiranës, por tashti kam pikëpyetje dhe për rrethe të tjera, psh Shkodrën!!

Ne fakt, ky projekt eshte shume me i madhe se ai i Kastratit, dhe vetem nga kjo besoj se shanset jane keta nuk kane shitur vetem zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025.

Të ndertosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesesh voten e demokrateve që te mbeshteten, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracise, por duhet në menyre absolute te denoncohet në SPAK & DASH.

Per sa i perket pergjigjeve te klanit te Berishes, jam e sigurt qe kane kohe qe pergatiten per kete situate, prandaj e vetmja menyre per te vertetuar qe jane te pafajshem, behet duke verifikuar qe Shkelzen Berisha dhe Ilir Shtufi s'kane lidhje bisnesi bashke. Eshte kaq e thjeshte.

Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter masive!

Nderkohe, te gjithe demokrateve te rithemelimit, qe e mundesuan kete kulle me pjesemarrjet e tyre ne protesta dhe fushate, dhe sidomos atyre idioteve qe hidhnin balte mbi mua personalisht kur ngrita zerin per pazare ne kurrizin e atyre vete, ju sygjeroj te shkojne dhe te japin nderimet e radhes perpara kulles, ja ashtu grushtin lart tek temthi, sepse ju jeni produkt i nje rregjimit qe ju tredhoi psikologjikisht, dhe ju ktheu ne dele dhe ushtare te rendomte. Per sa i perket Edi Rames, po qe burre, te anulloje lejen e ndertimit, sic ja kerkoi Shkelzen Berisha! Te pakten derisa SPAK te filloi nje investigim'', shkruan Kokalari.

Gradacela që do të quhet “Mali i Tiranës” pritet të jetë 65 kate. 58 kate lart e 7 kate nën tokë, dhe po ndërtohet nga Nova Construction 2012 

S.G/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 08/08/2023 20:31

    Kokalarit ju prishen pazaret me Berishen e tani po ben kukumjacken e Bashes po e heqin masken me lezet.

    Përgjigju
  • tefta: 08/08/2023 14:05

    moj zonja kokalari,,,tirana dhe gjithe shqiperia eshte ne rrezik kur zbret malokeria nga malet..

    Përgjigju
  • Geni: 08/08/2023 12:27

    Saliu me shoket e vet jan per te deshiruar me keto qe po thon turp se bota vec tek keta rretullohet

    Përgjigju
  • Visi: 08/08/2023 12:25

    Cfare jane keto qe po thoni nje turp i vertet vend te lem vendin ton te zhvillohet po merremi me llafe te kota.

    Përgjigju
  • ernis: 08/08/2023 12:09

    te jap llogari nje per nje ky non grata se i ka ardh dita

    Përgjigju
  • Vera: 08/08/2023 12:01

    Askush se ka shit voten,rama ka fituar vete si gjithmone

    Përgjigju
  • Neda: 08/08/2023 12:00

    Kokalari vetem shpif per pk vemendje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij