Kokëdhima: Berisha shpifi për
Balilin,PS s'më mbrojti në Kuvend

Deputeti i partisë socialiste për Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se ai ka lidhje me të cilësuarin si Baron i Drogës, Kelmden Balili.

Kokëdhima kritikon qeveritarët dhe Partinë Socialiste duke u shprehur se kjo shpifje nuk u demaskua as nga qeveritarët dhe deputetët e Partisë Socialiste edhe pose e dinin të gjithë të vërtetë. Më tej ai shprehet se Kelmend Balili dhe disa pjesëtarë të tjerë të fisit të tij janë mbështetës dhe funksionar të zgjedhur nga LSI.

Sipas tij Kelmend Balili në postin e Drejtorit të Transportit Rrugor Sarandë është propozuar dhe vendosur nga LSI, duke detajuar se edhe të afërmit e Kelmend Balilit janë të zgjedhur dhe funksionar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Shpifja nr. 1004 e Saliut ndaj meje dje në Parlament, fatkeqësisht nuk u demaskua nga qeveritarët e deputetët e Partisë Socialiste, që i njohin plotësisht të vërtetat, që unë shpjegova më lart, siç i dinë edhe të gjithë banorët në Sarandë dhe Delvinë”- deklaron deputeti Koço Kokëdhima.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë