Më vjen keq se do të dalë nga rendi i ditës. Në këtë foltore kam dalë rallë dhe nuk kam folur shumë. Kam folur 25 min, jo vetëm se kam respekt për fjalën, por kjo foltore është shëndruar në një arenë e një lufte destructive, një shpërdorim i energjive kombëtare në mënyrë të pajustifikuar. Koha ime është e çmuar dhe ajo është e destinuar vetëm për punët e popullit. Dje u infromova për shifjen e radhës të Saliut dhe të të tijve. Sali vetëm me shpifjet për mua ka konsumuar më shumë se 25 orë diskutime, në këtë foltore dhe rrjetet sociale. Unë jam pasuruar nën qeverinë e Saliut dhe Fatosit. Duke qënë kundërshtar i tyre. Më luftuan të dy, se urrenin mirëqënine e këtij populli. Më luftuat si botues, por unë i qëndrova besnik qytetarëve dhe lexuesve. Asnjë herë nuk më mposhtët dot. Ti erdhe në politikë i varfër, për tu pasuruar me pushtetin. Unë erdha në politikë i pasur, jo për tu pasuruar. Unë s’kam frikë nga asnjë dhe askush, ti ke frikë për ato që bëre në pushtet. Dy fjalë për mocionin që ke shpërndarë me shpifje fund e krye. Pretendon se një nga kompanitë e mia ka përfutuar fonde nga buxheti i shtetit. Dua të them se jam krenar për këtë kompani, që është vepër e një pune mbi 16 vjet. Keni shpërndarë informacionin sipas të cilit Abissnet ka përfituar 150 herë nga shteti. Në bazë të këtyre dokumenteve ju pretendoni se kjo kompani ka përfituar një shumë prej 925 mijë lekë. Që nga dita që unë jam shpallur deputet e deri kur kjo kompani është shpitur, nuk është bërë asnjë kontratë me shtetin. Më tregoni një kontratë të vetem. 0 kontrata, 0 lekë, 0 përfitime. Këto kontrata që flisni ju janë nënshkruar përpara se unë të shpallem deputet. Këto klientë kanë qënë ndër vite klientë të kësaj kompanie. Nuk do implikohesha as dhe për 900 milionë dollarë. Jam pastërtor dhe ndaj të kam qëndruar përballë ty zotëri. Të kujtohet zoti Sali kur e mbushe administratën me injorantë. Shite Shqipërinë. Fjala në Parlament e deputetit Koço Kokëdhima
Berisha: I deh socialistët nga Tajvani te Sofra e Ariut
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar pas deklaratës së deputetit të PS-së. Berisha tha se Kokëdhima mori mandatin për të mbrojtur krimet që ka kryer në mjedis, ndërtimet pa leje, pazaret me Abissnet dhe Albpetrol. Duhet t'i them zotit Koço që i paska kursyer kohë kuvendit, ja c’më shkruan një punonjës i yti, më thotë sa vijon: Si punonjës i Kokëdhimës për 10 vite, ju ve në dijeni se aksionet e Abssnetit ia ka transferuar kryefinanciarit për 15 vjet, Ylli Alimema. Sa për këta i merr e i con nga Tajvani te Sofra e Ariut i deh dhe nuk mbron interesat tuaja o qytetarë, jam këtu unë për të mbrojtur interesat tuaja. E njëjta gjë thuhet për Endri Pukën ish-drejtorin i tij që e bëri drejtor të Albpetrolit që i sjell miqtë e Kocos e i punëson në Albpetrol, pra këshilla ime per ty Koco eshte këshillohu me Beqen, kaq kam me ty unë, ti nuk je më deputet. Ke përvetësuar fonde publike në thyerje flagrante të Kushtetutës e ke marrë mandatin për të mbrojtur krimet që ke kryer në mjedis, sarajet 20 metra nga buzë deti në Qeparo, për të mbrojtur pallatet te sheshi Gensher, paudhësitë e tua në vend, edhe ligjin e legalizimit të apartamenteve që u bë për bregdetin, për të legalizuar kullat e Kocos në Himarë, për të legalizuar ndërtimet e tjera të paligjshme”.
Reagimi i deputetit Kokëdhima: Sali të them që ti je dështuar, këtë e di gjithë dynjaja
“Nuk më zë turpi për ndonjë shkelje që mund të bëjë në jetën e tij ndonjë punonjës imi kudo të jetë ai, ashtu si nuk kam detyrim ligjor që të pyes Saliun se kujt do ia shes pasuritë e mia, do ia shes kujtdo personi që është vullneti im e që është brenda ligjit, Sali të them që ti je dështuar, edhe këtë e di gjithë dynjaja. Unë nuk dal nga politika pse thua ti, ti do ikësh shpejt e pa kthim nga ky Kuvend e nga politika, unë do jem për shumë kohë, do punoj për qytetarët e për zhvillimin bashkë me shokët e mi për ta burgosur politikën tënde të injorancës në qelitë e memories së popullit që masakrove ti në 25 vite, edhe në 21 qershor do humbësh 50 në zonën time, mbaje mend, kështu do humbësh në gjithë Shqipërinë. Unë nuk bie në moçalin tënd, e nuk bëj atë që ke bërë ti, të përgojosh fisin, njerëzit e mi, ndërtimet e tyre të bëra nën qeverisjen tënde, dhe nuk përfshihem kurrë në batakun tënd e të shpifjeve as për ty e as për kundërshtarët e mi politikë, nuk të them ty për gjithë këto dështime se je një plak i paaftë, se paaftësia konsiderohet e metë fizike e nuk është ne etikën time të vë në dukje një të metë, por për sjelljen e bërë në këtë kuvend, të them: Sali nuk je plak i lartë
Sfida e Kokëdhimës: Të enjten pres dokumentet nga ju
Në fjalën e tij në seancën e sotme deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i vënë nën akuzë nga PD se ka përvetësuar prona në Jug të vendit ka nisur një sfidë ndaj opozitës. “Do ta ndërpres tani fjalën time për t’iu drejtuar opozitës dhe Sali Berishës meqë më akuzuan për përvetësimin e tokave në jug të vendit. Unë sfidoj sot opozitën që të enjten tjetër të sjellin në kuvend dokumentet që vërtetojnë akuzat e tyre kundrejt meje. Nëse të enjten do ti kenë sjellë dokumentet do të shohim pastaj nëse do ti qesh apo jo zonjës Jozefinë në fytyrë,”- tha Kokëdhima.
Po ashtu deputeti socialist u shpreh se tashmë nuk ekziston më asnjë shans që Sali Berisha të rikthehet pasi qytetarët sipas tij ia njohin mirë Berishës të 7 lëkurat si dhe lojërat e tij për pushtetin. “Kurrë nuk do të ketë më shanse Saliu, ai është si një nuse që ka nusëruar dhe i ka çuar shqiptarët drejt fatkeqësive”- tha Kokëdhima.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)