TIRANE - Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka akuzuar sërish dje në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se 32 vite më parë i ka vë-në notën 4 zotit Koço Kokëdhima. Sipas Islamit, ai ishte pedagog i një laboratori ndërsa Kokëdhima ishte student. Por dje gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, stafi elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka bërë publike listën e notave të katër viteve të fakultetit.
Kjo listë i është publikuar në emisionin e drejtpërdrejtë nga gazetari Blendi Fevziu dhe Kastriot Islami nuk ka mundur të përgjigjet. Pasi Fevziu ka treguar që notat ishin të gjitha 8-9-10 dhe nota më e ulët ishte një 6 në lëndën e rusishtes, Islami është justifikuar se lista nuk është e plotë. Sipas tij, nota 4 është vendosur në vitin 1981.
Çdo person që ka përfunduar shkollën e lartë në Shqipëri e di që lista e notave përpilohet në fund të studimeve dhe përfshin çdo notë që i është vënë studentit gjatë të gjitha viteve të studimit. Pra në listën përfundimtare të notave vendosen të gjitha notat e marra nga studenti gjatë viteve të shkollës. Kësaj pyetje Islami nuk ka pranuar që t’i përgjigjet. “Shekulli” publikon sot në për të gjithë lexuesit, por edhe të për çdo person të interesuar, listën e notave të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima.
Çdo lexues mund të konsultojë vetë listën e notave dhe të provojë të gjejë notën 4 që pretendon Kastriot Islami. Vetë Koço Kokëdhima i është përgjigjur pak ditë më parë aludimeve të Islamit duke thënë se janë të gjitha gënjesh-tra. “Kastriot Islami nuk ka qenë asnjëherë pedagog matematike, por ai ka harruar edhe ç’ka qenë. Edhe thotë atje që më ka vënë mua 4 në matematikë. Unë kam qenë një student i matematikës dhe jo i fizikës. Me Kastriotin kam bërë vetëm lëndën e Fizikës dhe nuk më ka dhënë asnjë lëndë dhe nuk më ka vë-në asnjë notë. Por, Kastrioti është një politikan gënjeshtar dhe më shumë se gënjeshtar”,- ishte shprehu Koço Kokëdhima gjatë intervistës në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
Koço, studenti më i mirë i kohës
Më poshtë po risjellim një pjesë të shkrimit të Ilir Yzeirit, gazetar dhe publicist, botuar pak ditë më parë, që në vitet 1979-1983 ishte bashkëkohës i Koço Kokëdhimës. Në dëshminë e tij ai sjell një fakt të pamohueshëm: Kokëdhima ishte ndër studentët më të mirë të kohës dhe kjo në lëndën më të vështirë, matematikë. “Me Koço Kokëdhimën kemi qenë bashkë studentë në të njëjtën periudhë, 1979-1983. Edhe godinat i kemi pasur ngjitur, 12-a ishte e Fakultetit të Shkencave dhe 13-a e Filologjisë.
Në atë kohë në Qytetin Studenti ishte edhe biblioteka e kinoklubit “Studenti”, të cilën ne e shfrytëzonim në ndonjë rast për të marrë ÇRNS-të (çështje të revolucionit dhe ndërtimit socialist) e famshme që na duheshin për seminaret e PPSH-së. Kjo sallë, për shkak se shfrytëzohej nga studentët e matematikës, thirrej edhe “peshkopatë”, në kuptimin që peshkopata ishte ven-di i zymtë ku studiohej ditë dhe natë.
Njeriu që e hapte dhe e mbyllte peshkopatën, ishte Koço Kokëdhima, studenti i matematikës, që nji-hej nga të gjithë si një ndër më të mirët e kohës. Jo vetëm aq, po ky student nisi ed-he një fakultet tjetër, atë të gjeologjisë dhe e përfundoi me të gjitha dhjeta edhe atë. Kur dëgjova atë ditë Kastriot Islamin duke gënjyer se i ka vënë 4 Kokëdhimës dhe ai ndaj e sulmon, më erdhën zorrët te gryka. Koçoja, për ne studentët e letërsisë, ishte bërë i famshëm edhe se dinte vëllimin me poezi të zgjedhura të Eseninit, thuajse të gjithin përmendësh. Më tej rrugët to-na u ndanë. Koçoja kishte energji të jashtëzakonshme dhe ishte me një vullnet të paimagjinueshëm”.
Lista e notave të Koço Kokëdhimës
/Shqiptarja.com