Kokëdhima: “Do të shes bizneset
që bien në konflikt interesi"

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ishte i ftuar në emisionin “Axhenda” të gazetarit Arsen Hoxha në Televizionin Publik Shqiptar. Kokëdhima premtoi se do të përmbushë të gjitha premtimet që ka dhënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, duke shtuar se ndihet krenar që do të përfaqësojë interesat e elektoratit.

“Do të përmbush një për një të gjitha premtimet që kam dhënë në zonën time elektorale. Nuk ndihem i nderuar që tani jam politikan, por ndihem krenar për interesat e gjëra që do të përfaqësoj”, tha Kokëdhima gjatë intervistës. Më tej, deputeti i Partisë Socialiste foli edhe për bizneset që ka nën zotërim, duke thënë se do t’i shesë aktivitet që bien në konflikt interesi.

I pyetur për gazetën “Shekulli”, Kokëdhima sqaroi se nuk do ta shesë, por theksoi se nuk do të përfitojë nga fondet publike. “Do të shes bizneset që kam dhe që bien në konflikt interesi. Për këtë kam afat deri më 30 shtator. Sa i përket gazetës “Shekulli”, nuk do ta shes, por as nuk do të përfitoj nga fondet publike”, vijoi Kokëdhima.



(Marre nga Shekulli online)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë