Kokëdhima presion PS-së: Pranoni  
'Zgjidhjen', ose në zgjedhje dal i vetëm

Kokëdhima presion PS-së: Pranoni  <br />'Zgjidhjen', ose në zgjedhje dal i vetëm
Koço Kokëdhima mund të krijojë një parti të re, ose të kandidojë në zgjedhjet e qershorit për një parti tjetër.
 
Këto alternativa ju lanë të hapura teksa gjatë një interviste televizive ai tha se nëse Kongresi i PS në 29 prill nuk pranon platformën e tij “Zgjidhja”, ai do të bëjë ç’të jetë e nevojshme për mbrojtjen e anëtarësisë.
 
“Ne do bëjmë përpjekjet tona deri më 29 prill që është kongresi i PS për ta reformuar PS-në. Më pas anëtarësia e zgjidhjes që janë mijëra të majtë që vetëm Edi Rama nuk i sheh, mbreti lakuriq vetëm ai nuk kupton se çfarë bëhet këtu. Nëse Kongresi nuk pranon platformën e Zgjidhjes atëherë përfaqësia e Zgjidhjes do vendosë se si do të mbrojë interesat e anëtarësisë”, tha Kokëdhima.
 
A do të krijojë ai një parti të re? Pas datës 29 prill me një parti të re ai nuk mund të hyjë në zgjedhjet e qershorit pasi në 19 prill duhet të regjistrohen të gjitha partitë parlamentare.
 
A mund të kandidojë për LSI-në, pas gjithë fjalëve të mira që ka thënë gjatë kësaj periudhe për Metën?
 
Kjo ngelet për tu parë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve