KOKSH, Bezhani: Dopingu duhet 
të futet sa më shpejt në Kodin Penal

KOKSH, Bezhani: Dopingu duhet <br />të futet sa më shpejt në Kodin Penal
Pas konfirmimit të lajmit për Pulakun dhe Godellin që rezultuan pozitiv në testin anti-doping ka reaguar zyrtarisht edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përmes një deklarate të Presidentit Viron Bezhani. “I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Peshëngritjes që të informojë mbi gjithçka që po ndodh me sportistët.

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar me peshëngritjen shqiptare. Ministria e Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë duhet që të mblidhen sa më shpejt dhe dopingu që të futet në Kodin Penal. Çdo kush që do të përdorë doping duhet që të dënohet me burg. Jemi shumë të shqetësuar për situatën e krijuar me sportin e peshëngritjes” deklaroi Bezhani.

Ashtu sikur u shpreh më lart Bezhani duket se komunikimi mes FSHP dhe KOKSH është në nivel zero. Edhe pse lajmi ka disa orë që është konfirmuar nga Federata Botërore, Bezhani shprehet se në KOKSH ende nuk ka asnjë informacion duke lënë të kuptohet gjithçka e ka mësuar përmes medias, pasi nuk ka informacion nga FSHP.

Deklarata e plotë

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar del me kete Deklarate per Shtyp me nje qendtrim shuem te prere ndaj situatës se krijuar javën e fundit, me 3 raste e dopingut në sportin e peshëngritjes, sidomos kur bëhet fjalë për 3 peshengrites, fitues të medaljeve Botërore dhe Europiane.

Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH i kërkon me urgjencë një informacion sa më të detajuar Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në lidhje me çështjen në fjalë, për përdorim substancash të ndaluara nga sportistët e dyshuar.

Duke patur parasysh gjendjen e krijuar në peshëngritjen shqiptare për shkak të dopingut, pasi ky fenomen prej vitesh po shfaqet në këtë sport, mendojmë se duhet të mblidhet urgjentisht si Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme ashtu dhe Ministria e Shëndetësisë për ta futur përdorimin e dopingut nga sportistët në sport në kodin penal, si një vepër të dënueshme ligjërisht nga shteti.

Dhe sqarojme se kete propozim e bejme nisur dhe nga praktikat dhe eksperiencat e shteteve te tjera per ceshtjet e dopingut.
Mendojmë se Komisioni Antidoping të funksionojë pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pasi ky organizëm është i pavarur dhe si i tille funksionon në shumë vende të botës I atashuar pranë Komitetit Olimpik.

I bëjmë thirrje të gjithë sportistëve që të bëjnë një sport të pastër dhe të shëndetshëm. Nxisim Federatat sportive të zhvillojnë programe edukative dhe fushata sensibilizimi në luftën kundër dopingut dhe promovimit të sportit të shëndetshëm dhe të pastër.

Institucionet sportive duhet të bashkëpunojnë më shumë në krijimin e një sistemi kontrollidhe të pavarur në mënyrë që fenomeni i dopingut në sportin shqiptar të mos jetë kulturë e përfaqësimit të sportit dhe për vendin tonë imazhi i keq dhe i njollosës i dopingut.

Sot të gjithë duhet të dinë që Dopingu është në luftë të hapur me etikën, vlerat dhe moralin e sportit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)