KOKSH vlerëson me trofe portierin e
Partizanit Alban Hoxha e Fidel Yllin

KOKSH vlerëson me trofe portierin e<br />Partizanit Alban Hoxha e Fidel Yllin
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asambenë e 18-të të Përgjithshme.
 
U nderuan me Urdhrat Olimpikë per kontributin e tyre te padiskutueshem per zhvillimin e Lëvizjen Olimpike në Shqipëri :
 koksh
Vangjel Zhapa – pas vdekjes (filantrop dhe kontribues në idealet e shpirtit Olimpik)
 
Vangjel Koja – mjeshtër dhe me shumë kontribute në sportin e Volejbollit
 
Fidel Ylli - ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
koksh
Genc Boga - ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
 
U dhane cmime 10 sportisteve me te mire te vitit 2014 sportisteve te propozuar nga Federatat perkatese per rezultatet e tyre te larta ne disiplinat perkatese.
 
Luiza Gega – Atletikë
Migena Plasa – Basketboll
Jurgen Uldedaj – Boks
Klinti Grembi – Ciklizëm
Alban Hoxha – Futboll
Noel Borshi- Not
Suela Mëhilli – Ski
Endrit Cullhaj – Xhudo
Ada Demneri – Taekëondo
Erblira Bici – Volejboll
 koksh
Asamblenë e përshëndeti zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Rauf Dimraj i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për zhvillimin e sportit që në bazë dhe në të gjithë sistemin në tërësi.
 
Pas dhënies së cmimeve, punimet e Asamblesë vijuan me raportin e Presidentit Bezhani për punën dhe aktivitetet e realizuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përgjatë vitit 2014.
 
Në vijim, gjithashtu u prezantuan:
 
Raporti Financiar, Raporti i Auditit të jashtëm, Raportet per politikat dhe praktikat e kualifikimit ne KOKSH, Femra dhe Sporti, dhe Edukimi Olimpik.
 
Anëtarët e Asamblesë diskutuan gjithashtu edhe për projekt ligjin°Per Sportin° i cili është përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Pritet që të gjitha Federatat sportive të japin opinionet e tyre rreth këtij projekt ligji, në mënyrë që ai të plotësohet dhe të jetë i vlefshëm dhe i pranueshëm për të gjithë.
koksh
E vecantë e kësaj asambleje ishte edhe krijimi i Komisionit të Etikës i cili do të jëtë nje Komision i pavarur nga Komiteti Ekzekutiv dhe do të raportojë punën e tij vetëm përpara Asamblesë. Anëtarët e Asamblesë ia besuan kryesimin këtij Komisioni avokatit z.Vojo Malo. Ky komision ngrihet duke ndjekur parimet e Kartes Olimpike dhe orientimet e CIO sipas rekomandimeve Agenda Olimpike 2020.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni