Kolaudimi i automjeteve, arrestime
në Durrës: Ja skema dhe emrat

Kolaudimi i automjeteve, arrestime<br />në Durrës: Ja skema dhe emrat
DURRES - Një superaksion i Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Durrësit, çoi sot në finalizimin e operacionit të koduar “Kolaudimi 2”. Si rezultat u arrestuan 9 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të kompanisë së kontrollit teknik të automjeteve “SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, si dhe agjentë të kompanive të sigurimeve, bëri të ditur një njoftim i policisë.

TE ARRESTUARIT
Nën akuzën e kryerjes së veprave penale të ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve” u arrestuan shtetasit:

1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

6. Indrit Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

KORRUPSIONI
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pas një hetimi intensiv 4 mujor gjatë të cilit rezultoi se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e
dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.

Bazuar në provat e grumbullua në ngarkim të tyre Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për këta shtetas, njoftoi Policia.

Ndërkohë për shtetasin Bruno Rushdi Shazivari, 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Gjykata ka vendosur si masë pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.

PROSTITUCIONI
Në kuadër të këtij hetimi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur dhe zbardhja e një tjetër aktiviteti kriminal në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit, ku i përfshirë rezultoi të ishte shtetasi Idriz Qazim Hoxha, që po hetohej për korrupsion.

Nga hetimet e kryera u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i 6 shtetasve të tjerë nën akuzën e kryerjes së veprave penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, dhe “ushtrimit të prostitucionit”, përkatësisht:

1. Artur Taip Shusha, 44 vjeç, banues në Patos.
2. Pëllumb Maliq Elezi, 51 vjeç, nga Tirana
3. si dhe 4 shtetase me inicialet N. N., A. Q. A. B. dhe I.M..

Policia e Shtetit ka njoftuar se vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të personave të arrestuar si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

(im/ns/ak/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje