Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur të pushojë çështjen penale në ngarkim të Arben Qatos, inxhinierit, që i doli emri si një nga kolauduesit abuzivë të ndërtimeve pa lejë në qytetin e Durrësit dhe zonën e Golemit.
Qato ka qenë ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Si pasojë e kolaudimeve të falsifikuara dhe jo të drejta, por dhe punimeve të dobëta që kishte kryer në hotelin e tij “Vila Palma” në Golem, Arben Qato, në tërmetin e 26 nëntorit 2019 humbi ndërtesën buzë detit, ku nga shembja mbeti i vdekur babai i tij Sadik Qato dhe fatmirësisht shpëtoi njëri nga djemtë e tij.
Qato, ishte marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit, pasi ka kryer kolaudimin e objektit shumë katësh që ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” dhe që njihet ndryshe si kompleksi “Kamelia”. Për kolaudimet fiktive dhe jo reale, Arben Qato në muajin korrik 2019 është marrë i pandehur, e cila kishte ngritur ndaj tij akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Qato në cilësinë e inxhinierit kolaudues, ka kryer kolaudimin e pallatit “përbindësh” në Golem që quhet kompleksi “Kamelia”, që pas kolaudimit nga Qato, pronari i pallatit solli dhe shumëfishimin e kateve. Sipas prokurorisë ky kolaudim është kryer në muajin Maj 2012, duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës dhe pa pasur asnjë dokumentacion konkret për objektin ekzistues.
Në këtë çështje penale veç Arben Qatos i pandehur për “Ndërtim pa leje” ishte marrë dhe pronari i “përbindëshit” “Kamelia”, Enver Shala, e bashkë me të dhe ish-kryekomunari i Rrashbullit, Hysen Gashi, Merita Zeqaj, Valentin Stanaj, Alketa Blakaj dhe shoqëria "Universal Engineering 08" shpk.
Por tashmë akuzat ndaj këtyre personave janë rrëzuar, pasi gjykata e Apelit Durrës, vendosi të pushojë ndjekjen penale kundër të pandehurve të prokurorisë.
1. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Enver Shaba
2. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqeria "Shala-E-CO"
3. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Hysen Gashi
4. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Arben Qato
5. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Merita Zeqaj
6. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Valentin Stanaj
7. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Alketa Blakaj
8. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqëria "Universal Engineering 08"

Kompleksi Kamelia në 2007

Kompleksi Kamelia në 2018

Akt koalidimi i kompleksit Kamelia
-
KUSH I KA LEGALIZUAR TE GJITHA KETO MONSTRA DHE PALLATE NE DURRES--GOLEM-QERRET DUHET TE KALBET PERJETE NE BURG....
Përgjigju -
Ky Qatoja as vilen e vet nuk e beri te sakte.Natyra morri hak per te gjitha poshtersite qe ka bere dhe i vrau te jatin e perpak dhe djalin.Sa per gjykaten e apelit Durres,vetingu ka akoma pune per te lare hauret e gjirizet e saj,se akoma qelben ere korrupsion dhe paaftesi
Përgjigju -
KAMELIA DHE TE GJITHA PALLATET NGA PORTI DURRESIT E DERI NE QERRET NE TE GJITHE FASHEN BREGDETARE 150 M NGA DETI DUHEN TE RRAFSHOHEN,,,,,DHE ATY TE NDERTOHEN HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA ME PARKING MBRAPA DHE PISHINA PERPARA SI NE TURQI.....
Përgjigju -
gjithe shqiperia eshte ne shitje, cdo gje blihet. Varri blihet, Liria Blihet, Shpetimi nga koronavirusi blihet etj etj. Dakord qe kudo neper bote blihen, por ne Itali e ble berlusconi, nresa ketu e ble dhe arben qato, nje idiot...
Përgjigju-
A sa bukur e ke thon
-
-
bravooooooo gjyqsori...Zot ku jemi katandis !!!
Përgjigju











Komente
Komento