TIRANE- Kolegji Zgjedhor pranoi sot kërkesën e Partisë Socialiste për vendin e numërimit të votave në Fier. Kështu, votat e KZAZ nr 59, do të numërohen në Fier dhe jo në Dërmenas, siç u kërkua nga Partia Demokratike.
 
Partia Socialiste kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor që numërimi i votave të KZAZ numër 59 të bëhej në Dërmenas dhe kërkoi që të bëhej në një zonë afër qytetit.
 
Përfaqësuesi ligjor i partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se “ne duam numërimin e votave në qytet, ndërsa Partia Demokratike do në fshat”.
 
Kjo pasi sipas Partisë Socialiste mund të krijonte probleme për mbarëvajtjen e procesit të numërimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)