TIRANE- Pas depozimtimit të kërkesës së Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Korçë, Kolegji Zgjedhor ka marrë vendim dje që të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të pranojnë provat që disponon kjo parti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso ka kërkuar që të merren në provë pamjet filmike. Përfaqësuesi i PD, Kaso është shprehur se: “Videoja e publikuar vërteton blerjen e votës, duke cenuar Kushtetutën”. Ndërsa, Partia Socialiste ka kërkuar në mbledhje që të rrëzohet kërkesa për pavlefshëmri të zgjedhjeve.
Përfaqësuesi i PS, Salianji i ka kërkuar Kolegjit që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, pasi është abuzuar me padinë. Sipas Salianjit, videoja e publikuar nuk ka lidhje me këtë çështje. Kolegji Zgjedhor morri në shqyrtim të gjitha provat, dhe në fund realtori i çështjes, Fuat Vjerdha vendosi të marrë në adminsitrim provat e Partisë Demokratike. Por për shkak se nuk ishte mundësia për të parë viedon me figurë dhe me zë, seanca u shty për ditën e hënë, më datë 18 nëntor ora 15:00, ku do të merret vendimi për përsëritjen ose jo të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës.
Qëndrimi i PS
Përfaqësuesi ligjor i PS në Kolegjin Zgjedor Eridjan Salianji parashtroi argumentet juridike pse nuk duhet të pranohet kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve. “Kërkesa e paditësit është tërësisht e pabazuar në ligj dhe në prova në atë masë sa Gjykata mund ta konstatojë se paditësi ka abuzuar me të drejtën e ngritjes së padisë dhe të dënojë me gjobë atë. Sic shihet nga përmbajtja e padisë (por edhe parashtrimeve të paditësit në gjkim) paditësi jo vëtëm që nuk ka përcaktuar qendrat e votimit per të cilat kërkohet pavlefshmëria – sic kërkohet shprehimisht në ligj, jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë fakt por edhe opinionet e sjella nuk i ka te bazuara nga trupa organizuese dhe administruese e PD në zgjedhje apo e vëzhguesve të panumert (përfshirë dhe partiak të lartë dhe deputet) të kësaj force politike, por i bazon duke arsyetuar se i kam parë në televizor”, thuhet në argumentin ligjor të PS.
Salianji:
Kjo mënyre veprimi nga ana e PS tregon mendësi, pasi në rastin e zgjedhjeve Korçë rezultati ishte i qartë dhe e dinim se s`do ishte në favor të PD.
Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com