Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë në panairin e punës! Kurrikulat garantojnë punë brenda dhe jashtë vendit

Ne Panairin e Punës dhe Aftësive nuk mund te mungonte edhe një ndër risitë me interesante në tregun e arsimit, Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë, pjese e Kastrati Group i cili ka sjellë ndryshimin në mënyrën e kultivimit të profesionistëve në të ardhmen. 

Kolegji ka aplikuar sistemin dual, i cili përmban praktiken si pjesë thelbësore për edukimin e profesionisteve në të  ardhmen duke i dhënë mundësinë të njihen me teknologjitë më të fundit në automjete, por jo vetëm. Ky kolegj është pajisur me laboratorët modern dhe të gjitha praktikat bëhen në ambientet e kolegjit si dhe te koncesionarëve të makinave të autorizuara.

“Disa drejtime të cilat janë të hapura sivjet janë teknologji automobile dhe elektromekanike, por nga ana tjetër kemi dhe programe të tjera të cilat janë të miratuara nga Ministria e Arsimit, siç janë sistemet e ajrit të kondicioner, është sistemi elektrik, është drejtimi mekatronik, është drejtimi i teknologjisë së informacionit, dhe i menaxhimit të ndërtimit. I bej thirrje të gjithë maturanteve ta ndjekin këtë sistem sepse është sistemi më fitimprurës dhe që i vë më shpejt përballë ekonomisë së tregut”, tha rektori i Kolegjit Profesional Gjerman i Teknologjisë, Jorgaq Kaçani.

Pjese e këtij kolegji kanë qenë profesionistë të ftuar nga vende si Italia, Gjermania, Zvicra dhe Austria duke dhënë kontribut në trajnimin e stafeve pedagogjike dhe vetë studentëve.

“Kam 30 vite eksperiencë pune tek Mercedez Benz.  Kam qenë gjithashtu në shërbim të Zvicrës Lindore dhe kam ndihmuar 40 kompani me kërkesat teknike. Duke qenë se kam shumë eksperiencë në pjesën praktike, kam aftësinë të mësoj nxënësit nga kjo pjesë. Pa pjesën praktike nuk është i mundur riparimi dhe ndërtimi i saktë i automjeteve”, tregoi profesori Gjerman, Ernst Schumacker.

Në këtë panair u prezantuan risitë në kurikulat e ofruara nga Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë, i cili me shumë se çdo format tjetër arsimi të garanton punën brenda dhe jashtë vendit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë