TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë në mbledhjen e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me ankimin e Partisë Socialiste për vendimin që nuk lejon vëzhguesit e zgjedhjeve të përdorin listat e votuesve për të identifikuar, sipas tyre votuesit e dyshimtë. Vendimi u mor rreth orës 20:00.
Përfaqësuesi i PD-së në Kolegj, Ivi Kaso, kërkoi që ankimimi i PS-së të shqyrtohet nga Kolegji pas datës 26 qershor. Por PS-ja, përmes Koli Beles, i cilësoi të dyja këto pretendime si justifikime dhe shkelje ligjore pasi sipas tij nuk mund të pritet dot brenda një afati 5 ditor. “Afati 5 ditor nuk pengon Kolegjin të shqyrtojë kërkesën tonë”, tha Bele.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja,.com)
/Shqiptarja.com