Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen, KQZ propozon 23 korrikun për zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës

Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen, KQZ propozon 23 korrikun për zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar datën 23 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës. Projektvendimi pritet të miratohet në mbledhjen që KQZ do të mbajë të hënën.

Kujtojmë që në 15 qershor Kolegji Zgjedhor duke marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë', vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore për bashkinë e Rrogozhinës.

Një prej argumenteve të ankimimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe në Kolegjin Zgjedhor ishte kutia e votimit të qendrës nr.2224/01 në burgun e Rrogozhinës koalicionit Berisha-Meta pretenduan se nga 80 fletë votimi, vetëm, 15 ishin të vlefshme. Si pasojë e pretendimeve për parregullsi, votat e Rrogozhinës u rinumëruan në KAS, ku rezultoi se kandidati socialist Edison Memolla kishte 5129 vota dhe kandidati rival, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.

Diferenca prej 21 votash rezultoi vetëm pas rinumërimit, pasi rezultati i shpallur nga KZAZ i ndante dy kandidatët me 30 vota. Për pasojë Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve ku kandidojnë Edison Memolla (PS) dhe Shkëlqim Hoxha (Bashkë Fitojmë).

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë