Kolegji zgjedhor në SHBA, ka zyrtarizuar sot presidentin e ri të Amerikës, Donald J. Trump, duke e bërë kështu personin e 45-të që do të mbajë këtë post.
Trump ka marrë më shumë se 270 vota në votimin e delegatëve dhe kaq kanë mjaftuar që ai të zyrtarizohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në reagimin e tij për fitore, Trump është shprehur se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.
Sipas raportimeve të BBC, delegatëve u janë dërguar mesazhe dhe janë telefonuar për të mos votuar zgjedhjen e Trump.
Ndërkohë rezultati zyrtar i votimit të delegatëve do të bëhet publik më 6 janar 2017 dhe më 20 janar Trump bën betimin si President i SHBA-ve.
Trump ka arritur të marrë më shumë se 270 vota nga 538 delegatët, ku sipas rezultatit elektoral ai duhet të kishte marrë 306.
Në shumicën e rasteve votimi në Kolegjin zgjedhor është një formalitet, por këtë vit pas akuzave se Rusi mund të kishte manipuluar zgjedhjet shumë amerikan i kanë kërkuar Kolegjit që mos ta votonin republikanin po të zgjidhnin një kandidat tjetër më të pranueshëm ose të votonin për Clinton.
Sipas legjislacionit amerikan, çdo delegat i Kolegjit duhet të votojë për kandidatin i cili ka fituar në shtetin përkatës, por nuk kanë munguar rastet që delegatët kanë votuar një kandidat tjetër. Edhe në votimin e Trump, kjo gjë nuk mungoi.
Mësohet se dy prej delegatëve që pritej të votonin për Trump, kanë votuar kundër tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 4 demokratë të cilët priteshin të votonin për Hilary Clinton.
Nëse në Kolegjin zgjedhor kandidatët do të merrnin vota të barabarta , atëherë çështja do të kalonte në Dhomën e Përfaqësuesve për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com