Koleksioni i 43 vizatimeve shqiptare
të GKA-së udhëton drejt Gjermanisë

Koleksioni i 43 vizatimeve shqiptare<br />të GKA-së udhëton drejt Gjermanisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka aprovuar lëvizjen e koleksionit të 43 vizatimeve të piktorëve shqiptare, pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve, drejt Dusseldorf-Gjermani.

Përmes një vendimi për lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të 43 vizatimeve të autorëve të ndryshëm shqiptarë, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, pikturat do të bëhen pjesë e e ekspozitës “Rrugëtim shqiptar: Koleksioni i GKA-së dhe artistët bashkëkohës”, në kuadër të projektit “Nëntori shqiptar”, që do të zhvillohet përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2015, në Dusseldorf-Gjermani.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar. Me propozimin e ministrit të Kulturës.  Këshilli i Ministrave, vendosi lejimin e lëvizjes, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të 43 vizatimeve të autorëve të ndryshëm shqiptarë, objekte të rralla me vlera unikale, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Vizatimet që do të eskpozohen i përkasin një harku kohor që nisin nga viti 1920 deri në ditët tona. Ndërsa çmimet e këtyre vizatimeve varjojnë nga 50 mijë deri në 200 mijë, shuma totale e këtyre veprave të trashëgimisisë sonë kulturore arrin vlerën 3 milionë e 700 mijë lekë.   

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin