Dy stilistët, burrë dhe grua, të firmës së modës Herve Leger nga Max Azria kanë ndërmarrë një iniciativë për krijimin e e koleksionit pranverë 2015-të ku shpaloset femra japoneze si një luftëtare moderne.
Gjatë përgatitjes për prezantimin e koleksionit në Javën e Modës në New York Lubov Azria shpjegon se për realizimin e tij janë frymëzuar nga femra luftëtare japoneze e quajtur onna-bugeisha, për të sjellë fëninimitetim, forcën dhe rrugën e femrës.
Ndaj koleksioni nis me prerjet tradicionale Japoneze si kimono, që është mjaft e vështirë për t’u realizuar në fasha. Azria shpjegon se femra luftëtare japoneze është konceptuar si një zambak uji, duke nënkuptuar rilindje, dashuri dhe paqe, çka e transformon tërësisht atë duke i dhënë jetë botës.
Fustanet ikonë të ngjitur pas trupit të Herve Leger, të famshëm për rripat me gurë që mbështjellin gjithë veshjen u plotësuan me rruaza dhe elementë të tjerë zbukurues. Ky lloj fustani zakonisht përdor një lloj pëlhure të thurur të veçantë dhe me prerjet tepër sexy tërhoqi gjithë vëmendjen e audiencës.
Këto modele janë kthyer në sinonim të markës së Herve Leger i cili ka qenë mjaft i preferuar nga aktoret hollywood-iane dhe modelet që prej vitit 1980, kur shtëpia franceze e modës i prezantoi ato për herë të parë. Bashkimi i saj me firmën amerikane Max Azria u bë publik në vitin 2008-të.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com