Mesa duket nga koleksioni i stilistit Taiwaneso-American Jason Wu, pranvera e ardhshme do të jetë e gjitha me femra të bukura dhe sportive. Dizenjuesi, një ndër të preferuarit e zonjës së parë Michelle Obama, prezantoi koleksionin e tij për pranverë 2015-të në Manhattan në Javën e Modës në New York.
Ngjyrat që dominuan dizenjot në sfilatën e tij ishin miksimi i blusë së detit tepër solide dhe jeshiles së ullirit me një prekje të lëhtë refleksi pasqyrues. Ai thotë se për realizimin e këtij koleksioni është frymëzuar nga stili i aktores Charlotte Rampling dhe nga koncepti i pavlerësuar i bukurisë.
Wu shpjegon se ideja e tij është përdorimi i tekstileve të bukura, në një mënyrë që është familjare dhe e pranueshme si një këmishë, një palë pantallona të shtrembëra në mëndafsh apo çfarëdo qoftë. Apo dhe një stof leshi me cikla i përdorur për xhinsa në një formë të thjeshtë.
Fustanet të ashtquajtura “laps” janë deri në kyçin e këmbës por prerja e gjatë deri në kofshë i jep një pamje të ndërthurur joshëse. Gjatë prezantimit të veshjeve të shumta Wu prezantoi gjithashtu dhe çantën e krahut prej lëkure të quajtur Diane, sipas mikes dhe muzës së tij, aktores dhe modeles Diane Kruger.
Stilisti Wu, një ndër yjet në ngritje të industrisë së modës Amerikane, thotë se biznesi i tij po rritet çdo ditë e më shumë dhe se gjatë kësaj sfilate arriti të shiste shumicën e veshjeve të tij. Ai kishte besim se kompania e markës së njohur Interluxe ishte skuadra e duhur për të çuar modelet e tij në një tjetër nivel me zhvillimin e mëtejshëm të koleksionit.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com