“Ne nuk kemi bërë aq sa duhet për të parandaluar epideminë e kolerës dhe përhapjen e saj në Haiti”, është shprehur ai.
Epidemia e kolerës shkaktoi vdekjen e 9,300 personave dhe shkaktarë të shpërthimit të kësaj epidemie ishin trupat paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, pasi derdhën ujërat e zeza në lumë.
“Si një baba dhe një gjysh ndihem tmerrësisht keq për dhimbjen që kanë kaluar shumë familje, nuk do ta harrojë kurrë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Ban Ki-moon ka paraqitur gjithashtu edhe një qasje të re për të bërë të mundur zhdukjen e kolerës nga Karaibet si dhe të mblidhen 200 milion dollarë fonde për tu ardhur në ndihmë familjeve dhe komuniteteve më të prekura nga shpërthimi i kësaj epidemie.
(Viktima e shkaktuar nga kolera)
(Haitianët duke ndjekur faljen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së)
Redaksia online
D.T Shqiptarja.com