Zonjën Ana nuk e njoh, mendoj se as ajo nuk më njeh. Për këtë po prezantohem. Jam Fatosh Voshtina, Ing I diplomuar në shkollën e lartë të inxhinierisë detare në Shën-Petërburg, në vitin 1953. Kur kthehem në Shqipëri, emërohem në bazën detare të Sazanit, ku u mora me ringritjen e bazës të K.S (katerat silurues), të porsa mbërritur nga Bashkimi Sovjetik.
Në vitin 1955, në Mars dërgohem për vazhdimin e studimeve përsëri në Shën-Peterburg, në Akademinë e ndërtimit dhe armatimit të anijeve, të cilën e përfundova në fund të vitit 1957. Nuk kthehem në atdhe por shkoj në bazën detare sovjetike në Sevastopul, ku ndodheshin ekuipazhet tona të porsa mbërritur, për përvetësimin e nëndetëseve dhe anijeve luftarake mbiujse. Së bashku me efektivat e gjuajtësve, kthehem në fillim të Marsit 1958 në atdhe.
Jam jo vetëm dëshmitar ocular për ndërtimin e bazës detare të Pasha-Limanit, por dhe pjestar aktiv i sajë për detyrën e lartë që zija në komandën e Fllotës Luftarake. Sot jam në pension me gradën kapiten i rangut të parë (kolonel).
Për artikuj e shkruar për sqarimin dhe opinioneve, për ngjarjet e zhvilluaranë atë perjudhë të luftës së ftohtë, nuk po ndalem se ato në përgjithsi jan të sakta dhe të drejta.
Përsa i takon të dhënat dhe referencat për bazën detare të Vlorës, nuk i përgjigjen të vërtetës dokumentare dhe ka shpjegime të pasakta. Konkretisht:
1. Thuhet se marrveshjet e nënshkruara ne vitet 1957,1959 janë nënshkruar kur vetë N.Krushovi erdhi në Shqipëri në muajin Qershor 1959. Kjo nuk qëndron. Në shkurt të vitit 1957 në Moskë, thirret për bisedime në Komandën e Traktatit të Varshavës nga Marshalli Konjev, komandant i Traktatit, një delegacion i lartë i ushtris shqiptare, i kryesuar nga M.M Gjeneral Leitnat Beqir Balluku, ku merrnin pjesë edhe disa gjeneralë dhe zv.admirali Fokin nga Ushtrija dhe Fllota Sovjetike.
Në diskutime nga data 1-4 Shkurt, do të diskutoheshin 6 pika, ndër to edhe pika 4 ku sovjetikët kërkonin nga pala jonë, për raste të veçanta tu jepte strehim provizor anijeve në portet dhe bazat detare. A.Q.F.A. F.100/3, D18.V.1957 shih faksimilien.
Beqir Balluku, njoftoi udhëheqësit në Tiranë dhe në mbledhjen e ditës tjetër tha se ne jemi gati të nënshkruajmë një marrveshje për ndërtimin e një baze detare për Shqipërinë ose tonën ose të përbashkët. Ky propozim, sovjetikët i kënaqi shumë. Flitet se u entuziazmuan dhe pa u tharë mirë boja, nga të dyja palët u krijuan grupet e punës të cilët filluan punë menjëher. Grupin shqiptar e kryesonte general Arif Hasko shefi i shtabit të F.A dhe palën sovjetike vice-admirali S. Çursin.
Kështu pra, nuk qëndron version se N.Hrushov, ishte ai që i propozoi E.Hoxhës, por jemi ne ato që propozuam për bazën detare. Dhe mbas përfundimit të studimit, nënshkruhet marrveshja dy palëshe, për bazën detare të Vlorës në Tiranë më 12 shtator 1957 nga Arif Hasko për palën tonë dhe nga vice-admiral Fokin me 7 pika, 3 tabela sasinë e nëndetëseve, gjuajtësve detar e të tjera si anie ndihmëse, shërbimet bregdetare si dhe 11 dokumentat. A.Q.F.A, F 100/1 D.154. V 1975. Silundër shihet, kjo marrveshje daton shumë më herët se muaji Qershor 1959.
2. Marshalli Zhukov erdhi në Shqipëri më 16 Tetor 957, që do të thotë mbi një muaj mbas nënshkrimit të marrveshjes për bazën detare të Vlorës, kur në bazë vazhdonin punimet për ngritjen e objektit të përcaktuar në marrveshje dhe jo për të vendosur për bazën.
Pasi erdhi marshalli Zhukov, vizitoi bazën e Vlorës, dhe pas kësaj u ngjit në Karaburun, pa me vëmendje zonën e Ravenës, përcaktoi zgjerimin e mëtejshëm të bazës detare të Vlorës me 8 nëndetëse të tjera, një bazë të fuqishme lundruese, 2 dragamina të mëdha, 4 gjuajtës të tjerë, një anije të madhe për shtabin dhe shumë anije ndihmëse të mëdha oqeanike, vendosjen e grupit të raketave ajër-det dhe det-ajër e shumë e shumë të tjera si aviacioni.
Faksimilja e botuar në gazetën Nr.1, nuk është dokument marrveshje, ai është një kërkes që të dy palët, ashtu si edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së parë, qeveritë duhet të autorizojnë me shkrim personat që duhet të firmosin. Ndërsa faksimilja e dytë, është ajo e zgjerimit të dytë të bazës detare të Vlorës me 12 pika, e firmosur nga Gjeneral Kolonel Beqir Balluku dhe nga Marshalli i Bashkimit Sovjetik Molinovski me autoriximin të Molinovskit nga N.Hrushovi, e kam fotografuar se është lëshuar mbasi është nënshkruar në Tiranë, më 3 Maj 1959.
Ndërsa autorizimi mban datën 19 Maj 1959 d.m.th 16 ditë mbas nënshkrimit. A.Q.F.A F.100/3 D.247, V1959. Kjo marrveshje ka edhe një seri tabelash me mjete, kohën e mbërritjes, vitin etj etj.por material më të plotë dhe të hollësishëm të shoqëruar dhe me faksimili në gjuhën ruse, do të gjeni në studimin tim historic, të botuar në librin tim të dytë. Që titullohet “Mardhëniet Shqiptaro-Sovjetike në Bazën Detare të Vlorës”
3. Përsa i përket sasisë dhe tipeve të anijeve të bazës detare të Vlorës, u përqëndruan në Pasha-Liman, Raguzo, Sazan, 12 nëndetëse, 2 baza lundruese, jo 12 anije si jepet në gazetë por 20, gjuajtës detar 6, dragamina të mëdha 2, dragamina rade 6, kater silurues 6, anije ndihmëse afërsisht 24.
4. Në mbledhjen e datës 28-29 Mars, në Moskë, nuk është diskutuar çështja si paraqitet në gazetë, se të dy palët pohuan se gjendja është paralizuar, dhe gjithkush ja hidhte fajin njëri-tjetrit. Në këtë mbledhje është bërë ky diskutim: aty Beqir Ballukut i është bërë presion, për të pranuar që baza ti kalojë sovjetikëve dhe kur kjo u hodh poshtë, Marshall Grçko, nxorri varjantin e dytë që baza ti kalojë në vartësi Traktatit të Varshavës, “jo hiç po Abili”. Kjo do të ishte zaptim i bazës së Vlorës dhe nuk mund të ndodhte, ashtu si nuk ndodhi.
Por ajo që përshkruhet në gazetë, që gjendja në bazën e Vlorës është e paralizuar dhe jashtë gadishmërie që e pohojnë të dyja palët, kjo nuk qëndron dhe nuk ka si të jetë kështu sepse ne ishim në gadishmëri Nr.1, nga detari i thjeshtë deri te Komandanti i Flotës. Por një gjë është synuar nga sovjetikët për të ulur aftësinë e njerëzve tanë për përvetësimin e përdorimin e teknikës që filloi me lloj-lloj manovash nga sovjetikët, kam parasysh përfaqësuesit më të lartë e në mënyrë të veçantë kund.admiral Zagrebini, i cili ashtu siç e shpjegon Petrit Myftiu në librin e tij u bën presion komisionit mos të marin detyra luftarake nga efektivët tanë.
Ju zonja Peçi me të drejtë thoni se tema më intriguese e luftës së ftohtë, shembulli i bazës detare të Vlorës është përdorur dendur nga politika e kohës.
1. Un ju përgjigjem: them po kështu është dhe e dini përse, sepse askush nuk ka marrë mundimin t’i futet studimit të krijimit të Bazës Detare të Vlorës. Por është ndalur në thashe-theme kush ka të drejtë shqiptarët apo sovjetikët, dhe gjithkush ka mbrojtur tezën e vet, disa me të drejtë e disa pa të drejtë. Unë gjatë kësaj periudhe u jam përgjigjur me refleksione në shtypin e përditshëm si gazetave “Telegrafi”, “Panorama” e ndonjë tjetër ashtu si dhe gazetës “Shqiptarja.com”, për mendimet dhe tezat e zonjës Ana ku ka vetëm një faksimilje dhe asnjë send tjetër dokumentar.
Për këtë po jap nenin II të marrveshjes Nr.39 të datës 3 Maj 1956 të firmosur në Tiranë. Ku thuhet:
1. Republikës Popullore të Shqipërisë do ti jepet falas (nënvizimi im), nga Bashkimi Sovjetik sasia e nëndetëseve, avionëve, armatimeve, radiostacionit TARAN me paisjet përkatëse sipas lidhjes nr.1.
2. Sasija e anijeve që do ti jepet Republikës Popullore të Shqipëris: 8 nëndetëse, anije shtabi, baza lundruese e nëndetëseve, ofiçina lundruese, anijet e shpëtimit , anije polumbare detare dhe radiostacioni TARAN; Përkohësisht do të përdoret me ekuipazh sovjetik të cilët do të qëndrojnë në Republikën Popullore të Shqipëris me cilësin e instruktorit sovjetik që do të ndihmojnë në përgatitjen luftarake, dhe stërvitjen e ekuipazheve të nëndetëseve, anijeve luftarake mbiujse dhe anijeve ndihmëse. Më shqip dhe më qartë nuk ka ku shkon. Duke mos e njohur këtë marrveshje është spekulluar dhe ky spekullim vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për këtë po botoj edhe faksimiljen e lidhjes nr….
Me të drejtë ju zonja Peçi shkruani se kujtimet e protogonistëvetë kohës, sidomos ish-ushtarakët e Bazës Detare na e sjellin atë gjithnjë dhe më afër. Kështu është si thoni ju, por unë do të shtoj se jo shumë larg por këtu në Tiranë banojnë dhjetra ish-pjesmarrës okularë dhe pjestar aktivtë asaj perjudhe duke përfshir dhe katër komandantët e nëndetëseve Aleko Pojani, Skënder Doçi, Petrit Myftia dhe Shyqëri Çukaj dy prej të cilëve kanë shkuar dhe promovuar libra për nëndetëset dhe Bazën e Vlorës.
Por askush nuk mer mundimin të takohet, të mari informacion të plot dhe të saktë. Por i ngrenë problemet ashtu si i kanë dëgjuar ose si ja u kërkon oreksi.
Zonja Ana për pyetjen tuaj në gazetën e datës 25 Prill shprehet se: Qeverija Shqiptare me gjithë se “përhir të miqësisë së përjetshme që lidh popullin shqiptar me atë sovjetik”, ajo nuk do të kundërshtojë që të largohen mjetet detare, ku shërbimi kryhet nga ekuipazhet sovjetike. Paragrafi në thonjëza i shprehjes së Mehmet Shehut është në fund të letrës së tij, në përgjigje të letrës prej 17 faqe të Kosiginit që nuk i takon largimit të mjeteve luftarake, të cilat në letër përgjigjen e Mehmet Shehut mbrohen me forcë si tonat por ai siguron popullin sovjetik dhe P.K të BS se tek populli shqiptarë do të gjejë si kurdoherë, në çdo rrethanë sa të jetë jeta, një mik besnik dhe të patundur, etj.. duke e mbyllur letrën e tij.
Por në letrën e tij, (po jap faqen e 3 ku është faksimilja me propozimet e M.Shehut, pra nuk bëjmë mirë që kapim sentence dhe u vëmë atyre mendimet tona, se kështu shtrembërohet e vërteta), por në letrën e tij nënkuptohet se ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë prandaj propozon krijimin e komisioneve për të zgjidhur problemet. Ata u ulën dhe mbas shumë debatesh dhe diskutimesh.
Pala jonë njoftoi sovjetikët se ne jemi dakort, të lëmë të lira anijet luftarake nga Baza e Vlorës që ti marrin Sovjetikët. Simbas dëshmitarëve okular, u vu re një gëzim i brendshëm dhe një kënaqësi në fytyrat e Antonoviy dhe Kasatanovit për këtë arritje. Mbas këtij njoftimi, delegacioni sovjetik kërkoi një pushim dhe, mbasi u tërhoqën, kryetari i delegacionit Firjubin deklaroj se pala sovjetike ishte dakort dhe pranon propozimin, për të cilin ne bëmë njoftim për lejimin e largimit nga Baza Detare e Vlorës të 8 nëndetëseve, bazës lunduese “Kotelnik” dhe anijeve të tjera të shtabit ofiçinën lundruese e tjerë, që bazoheshin në radë në bazën e Raguzos.
Sovjetikët njoftuan se do të largoheshin nga baza më datën 26.05.1961 ora 8:00. Ashtu si u deklarua anijet luftarake dhe ato ndihmëse fiks në orën 8:00 të datës 26 maj një nga një ngritën spirancën dhe u rreshtuan në “fofarvater” në një vijë dhe dolën nga gjiri i Vlorës. Është për tu përmendur fakti se kur anijet e fundit dolën në ujërat ndërkombëtare njoftuan qendrën me radio, se dolën “Bllagopolluçno” që do të thotë “shëndosh e mirë”.
Ne kishim vendosur një radio stacion përgjimi në valët e tyre dhe non stop 24 orë në 24, ndiqnim të gjithë bisedat që bënin brenda për brenda dhe me komandën e flotës së Detit të Zi.
Kështu që dhënien e sinjalit Bllagopolluçno” e kapëm menjëherë. Kjo treogn se sovjetikët kishin frikë, se mos ne bënim ndonjë marrëzi.
Por ne e kishim taksativ urdhrin e Enver Hoxhës, që në Pasha-Liman nuk duhet të derdhet asnjë pikë gjaku sovjetik, kështuqë shqetësimet e tyre ishin të pabazuara.
Vlen të theksohet se nga ana jonë me urdhër të Admiralit Abdi Mati, ashtu si e kërkojnë rregullat ndërkombëtare, në momentin e lëvizjes së tyre për lundrim në të gjitha anijet tona luftarake dhe ndihmëse ngrihen flamurët e zbukurimeve për përcjelljen e tyre.
Pas ikjes së sovjetikëve, N.Krushovi foli se ne nëndetëset nuk do ti mbajmë as 3 muaj dhe Shqipëria do të shitet për 30 aspra në perëndim. Të dy këto profeci të Nikita Hrushovit nuk u realizuan.
Historia dhe fakti vërtetojnë të kundërtën që ne ato i mbajtëm në saj të punës së efektivave dhe personelit drejtues dhe atij inxhiniero-teknik u mbajtën për 33 vjet deri në 1994. Duhet pasur shum kujdes në përcaktimin dhe dhënien e mendimeve të pabazuara në dokumente autentike se ndryshe del zbuluar. Zonja Ana apo zonja Peçi, të më falni se nuk mund të qëndroj indifferent, kur gjërat nuk thuhen dhe shkruhen ashtu si janë dhe si kan ndodhur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)