BELSH- 23 piktorë nga e gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e edicioni te 5 te kolonise se artit, duke punuar për disa ditë mes natyrës karakteristike të zones se Dumrse.
Liqenet e shumta, kodrat e buta janë reflektuar në telajot e tyre, ku dominojnë peizazhet ujore dhe ngjyrat e pranverës.
Në përfundim të aktivitetit, punimet e tyre u ekspozuan për publikun.
Në Belsh, kjo nismë synon të lidhë artin me turizmin dhe të promovojë bukuritë natyrore të zonës së Dumresë.
Piktori Sadik Kaso shprehet se "Belshi është i ngjashëm me Toskanën, dhe ka reliev të mrekullueshëm".
“Jemi në rrugëtim prej vitesh për të hedhur në tejlo bukuritë e natyrës”, thekson piktori Pashk Përvathi.
Artistët e vlerësojnë këtë eksperiencë jo vetëm si krijimtari, por edhe si një mundësi për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim mes tyre.
“Është gjë e madhe për ne se kemi natyrë të mrekullueshme dhe kolegët e mi mbeten të mahnitur”, shprehet piktori Edison Hysa.
Ndërsa Buron Kaceli shton se “kolonia që organizohet në vende të ndryshme me pjesmarrjen e disa piktoreve eshte eksperience e jashtezakonshme.
Për organizatorët, kolonia është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të promovuar Belshin si destinacion turistik, përmes një gjuhe universale sic eshte arti pamor.
Komente











