Kolonia e buburrecave në Himarën turistike shqetëson banorët e turistët, bashkia 'ngre duart': Ne dezinsektojmë vetëm institucionet publike

Banorët në Himarë dhe Potam prej 2 javësh janë duke bashkëjetuar me insektet. Buburrecët e vegjël dhe fluturakë janë kthyer në makth për ta! Siç shihet ne pamjet e Report tv, insektet gjendet ne plazh, në bar-kafe e restorante dhe ballkonet e apartamenteve. Këto insekte sjellin bezdi edhe për turistët, kryesisht të huajt që frekuentojnë Himarën në nisje të sezonit veror.

“Buburreca ka plot këtu jashtë por dhe ne hotele. I kane dezinsektuar vetë pronaret por ka me tonelata. Është shqetësim patjeter për turistët. Duhet ilaç i fortë për t’i zhdukur”, tha një e moshuar.

“Po patjetër problematike është situata. Sidomos pasdite ka shumë edhe tani po të shohësh po fluturojnë. Turistët vijnë dhe thonë s’ka rregull e pastërti nëpër dhomat që ne japim me qira. Shpresojmë që bashkia të dezinsektojë shpejt”, tha një banore.

Banorët kërkojnë nga Bashkia e Himarës dhe Instituti i Shëndetit Publik të kryejnë sa më shpejt dezinsektimin e ambienteve publike.

“Kam ardhur në Potam prej disa ditësh. Ka shumë buburreca dhe është i dëmshëm, bie në ushqim, bien kudo. Tani duhet bërë dicka më teper për turistët se ka nisur sezoni. Po sigurisht që dëmton turizmin, ambientin çdo gjë! Zgjidhjen mund ta bëjë Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkia Himarë. Duhen bërë dezinsektime për çdo gjë, për çdo insekt. Ai të vjen në gojë kur ulesh për të ngrënë”, tha një pushues.

“Ka mbi një javë që jemi shqetësuar për përhapjen e një buburreci që fluturon në ajër dhe na futet nëpër shtëpia. S’hapim dot dritaret. Të shtunë e të diel ka shumë turistë dhe ka rënë shumë në sy. Në lokale nuk ulesh dot për të ngrënë se është në sasi të madhe, vijnë me tufa. Në dijeni kemi vënë ne, por asgjë nuk është bërë. Vitet e tjera nuk I kemi pare, vetem sivjet”, tha një banor”.

Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria tha për Report TV se subjektet private duhet të kryejnë vete dezinsektimin e ambienteve si hotele, bare e restorante, ndërsa ndërtesat publike, si kopshtet e shkollat do të dezinfektohen nga bashkia në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik.

“Nga informacionet që kemi është një lloj brumbulli. Shtimi i popullisisë së këtij brumbulli vjen si pasojë e temperaturave te larta dhe lageshtise jashtë normave persa i perket muajve prill dhe maj. Nuk përbën rrezik për shendetin public, nga konsultimet që kemi bere me ekspertët e fushës.  Te gjitha subjektet private që janë të ndikuara nga brumbulli duhet të bëjnë disinfektimin perkates si dhe te certifikohen me certifikaten DD është nje certifikat specifike per sa i perket dezinfektimit te ambienteve. Në rast se do te kete problematika të brumbullit ne ambiente publike sic jane shkollat cerdhet ose ambiente te ndryshme qe frekuentohen nga publiku  bashkia do te ndermarrë masat e duhura  ne bashkpunim edhe me insitucionet perkatese të qeverise qendrore (ISHP)”.

Por Gjikuria u përgjigj vetem për strukturat hotelerie dhe institucionet publike, duke mos dhënë asnjë zgjidhje për qytetarët e shumtë që janë të detyruar të bashkëjetojnë me insektet në banesat e tyre. Po kaq këto insekte gjenden dhe në rrugë apo plazhe!

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ame rika 5445: 22/05/2024 11:22

    N/kryetari Bashkise i pa PERGJEGJSHEM . Bashkia mbsn Pergjegjedi Ligjore per Juridiksiomin e KOMUNITETIN !

    Përgjigju
  • beni: 22/05/2024 10:05

    BASHKIA ASHTU SIC QEVERIA VJEDH FONDET PER DEZIFENKTIM....NUK KA ASNJE SHPJEGIM TJETER...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?