Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ ‘Ditët e Mios’ në qytetin e Korçës, për të 14-in vit radhazi! Marrin pjesë 25 artistë nga vende të ndryshme të botës

Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ ‘Ditët e Mios’ në qytetin e Korçës, për të 14-in vit radhazi! Marrin pjesë 25 artistë nga vende të ndryshme të botës

Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ “Ditët e Mios” mbërrin për të 14-in vit rradhazi në qytetin e Korçës.

25 artistë nga vende të ndryshme të botës kryesisht nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, Kosova, Polonia, Ukraina, Rumania, Islanda, Korea e Jugut, Kina, Serbia dhe Bullgaria janë takuar në Korçë.

Piktori grek Alexandros Abazoglu tregon që është hera e tij e parë që merr pjesë në këtë aktivitet ndërkohë shprehet kurioz për faktin se si piktorë me kultura të ndryshme nga vendet e botës do të bëhen së bashku për të krijuar art.

Përsa i përket qytetit të Korçës ai tregon se peisazhi i këtij qyteti është mahnitës.

“Është hera e parë që marr pjesë në festivalin “Ditët e Mios”. Faktikisht është shumë interesant fenomeni që ka shumë piktorë nga bota me kultura të ndryshme dhe jam shumë kurioz të di, sesi nesër do të funksionojë kjo në temperamentin tonë, si do bashkëpunojmë dhe do përfitojmë nga njëri- tjetri. Që nga viti 2016 që kam përfunduar studimet e larta merrem aktivisht, por që i vogël kam nisur të pikturoj. Është shumë e vështirë të shkruaj pak fjalë, por në vija të përgjithshme unë fokusohem brenda çështjeve filozofike, politike dhe sociale. Këtu kam mundësi të merrem më shumë me peizazhin, sepse Korça ka një peizazh të jashtëzakonshëm, por gjithsesi është sfidë e madhe sepse më kanë tërhequr vëmendjen bunkerët e regjimit totalitar dhe ato janë brenda fokusit tim”, tha ai.

Veton Gusia tregon se qyteti i Korçës është një qytet arti dhe kulture, ndërkaq ai shprehet i lumtur që ndodhet në këtë festival dhe shprehet se qyteti i jep një frymëzim të madh artistëve.

Piktori nga Korça tregon se takimi me artistë nga vende të ndryshme të botës është një eksperiencë shumë e mirë për të njohur dhe për të bashkëpunuar me artistë të tjerë.

Pjesë e këtij festivali madhështor ishte dhe vajza e piktorit të madh korçar Vangjush Mio, e cila tregon që është shumë e gëzuar që emri i të atit kujtohet dhe vlerësohet nga të gjithë.

Kjo koloni e cila është kthyer tashmë në një traditë për artistët vendas dhe të huaj do të zgjas 4 ditë ku më 27 tetor artistët do të shfaqin punimet e tyre për publikun e gjerë korçar dhe jo vetëm.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli