Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv në Pogradec/ Edicioni i 15-të bashkoi 22 artistë nga disa vende të globit

Në qytetin liqenor të Pogradecit, është mbajtur edicioni i 15-të “Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv” për dy ditë radhazi nga data 9 deri më 11 shtator. 22 artistë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi, Poloninë, Anglinë, Irakun, Korenë dhe vende të tjera, u bashkuan në Pogradec për të zhvilluar artin e tyre.

Me qytetin liqenor si burim frymëzimi, artistët krijuan piktura të jashtëzakonshme në teknika të ndryshme, ku natyra, ajri dhe njerëzit janë disa nga elementët që frymëzojnë artistët ndërkombëtarë.

“E duan Pogradecin dhe asnjëri nuk mund të thotë se cila është ajo gjë konkrete. Mbase ka të bëjë me natyrën, mbase me njerzit. Teknikë e veçantë është e artistes nga Koreja, e cila punonte aluminin, tha Saimir Ahmeti, kurator.

Mes artistëve të shumtë dhe besnikë të kolonive të piktorëve është dhe piktorja Marjana Goxhabelliu, e cila shpreh emocionet e të pikturuarit në një vend si Pogradeci.

“Këtu të frymëzon gjithçka. Ai Pogradeci, liqeni që sa e nis që është një momentë shumë i bukur, në një momentë tjetër bëhet akoma edhe më i bukur. Për mua është një qytet magji. Kësaj here kam sjell një peisazh, pasi herët e tjera sjell gjithmonë kompozime”, u shpreh Goxhabelliu.

Jola Kitkowska nga Polonia dhe Lina Sami, me origjinë irakiano-angleze, janë dy prej artisteve të cilat janë bërë pjesë e kolonisë së pikturave, të cilat shprehen të impresionuara me atë që kanë gjetur në Pogradec.

"Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë e surprizuar nga sa i bukur është ky vend. Në këtë ekspozitë kam sjellë pikturën e një gruaje sureale, pasi më pëlqen të miksoj realitetin dhe imagjinatën si një botë ëndërrimi. Puna ime shpesh herë përfshin pak realitet dhe pak imagjinatë. Liqeni, malet, natyra këtu në Pogradec janë të mrekullueshme. Zogjtë janë gjithandej dhe ky qytet të jep ndjesinë e paqes dhe qetësisë, që është e mrekullueshme për artistët, pasi këtu mund të gjejnë frymëzim për pikturat”, theksoi Kitkowska.

“Kam marrë pjesë edhe më parë në këto aktivitete gjatë 6 viteve që kam ardhur në Shqipëri. Gjithashtu, kam pasur një ekspozitë private në Pogradec në vitin 2019, kështu që nuk jam e huaj në këtë qytet. Kam dy piktura të ekspozuara sot, të cilat janë kombinime të rrënjëve të mia dhe artit modern”, shtoi Lina Sami.

Ekspozita e artistëve ndërkombëtarë do të qëndrojë e hapur për dy javë në qytetin e Pogradecit, duke mirëpritur vendas dhe vizitorë.  Ndërkohë, ekspozita do të ketë ndalesën e radhës në festivalin ndërkombëtar të “Skampës”, i cili pritet të zhvillohet gjatë muajit tetor.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën