Kolonjë, asgjesohen 390 rrënjë
Cannabis, arrestohen dy të rinj

Kolonjë, asgjesohen 390 rrënjë<br />Cannabis, arrestohen dy të rinj
KOLONJË- Arrestohen dy të rinj për kultivim të bimës narkotike Cannabis Sattiva në rrethin e Kolonjës. Rreth orës 10.30 janë arrestuar në flagrancë nga komisariati i policisë së Kolonjës: Seli Robert Dajo, 24 vjeç, lindur dhe banues ne Leskovik, Kolonjë, si dhe Olgert Meqo Shehu, 36 vjeç, lindur dhe banues  në Vlorë.
 
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë në bazë të informacioneve të grumbulluara nga ana e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në fshatin Vrepckë, i cili quhet dhe Prroi i Stomjes në një distancë prej 1 km, ku u bë identifikimi i tre parcelave të vogla me sipërfaqe të ndryshme të bimëve narkotike, të ngjashme dhe me karakteristika të njëjta me atë të llojit Cannabis Sattiva dhe ku ishin mbjellë rreth 390 rrënjë.
 
Nga shërbimet e organizuara për mbajtjen në mbikëqyrje të këtyre parcelave u bë e mundur në orën 06.00 të identifikohen këta shtetas, të cilët po afroheshin tek parcelat dhe po kryenin shërbime ndaj tyre.
 
Gjithashtu, njëri prej këtyre të fundit mbante në dorë një armë zjarri, tip kallnashikov, ku gjatë lëvizjes nga një parcelë në tjetrën ka qëlluar në ajër. Nuk është bërë e mundur akoma gjetja e armës së zjarrit, por vetëm një gëzhojë, model 56.
 
Nga ana e policisë u bë asgjesimi i rrënjëve të Cannabis Sattiva në parcelat e mbjella, si dhe 25 copë rrënjë  u morën në cilësinë e provës materiale.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Seli Dajo në qytetin e Leskovikut u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 10 copë fishekë, pistolete model 54.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot