Një 33-vjeçar është është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë.

Viktima i identifikuar si Emiljano Bahollari, 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, thuhet se nuk ka shenja dhune.

Sipas të dhënave paraprake 33-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është duke punuar për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve.