KOLONJË- Një tragjedi në familje ka ndodhur në Kolonjë mëngjesin e sotëm, ku një banesë ka marrë flakë e për pasojë ka humbur jetën humbi jetën një 61-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombulës së gazit.
Sipas policisë, viktima është Shyqyri Selimi, i cili humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte i paralizuar.
Ndërkohë, 5 anëtarët e tjerë të familjes Selimi kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht mes flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
"Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit", njofton policia.