Kolorado e Uashington legalizojnë
marijuanën për qëllime relaksuese
Zgjedhja mes Barack Obamës dhe Mitt Romney nuk ishte e vetmja për amerikanët. Paralelisht u zhvilluan edhe rreth 174 referendume ku ata kishin mundësinë të shpreheshin për çështje të rëndësishme si taksat, legalizimi i mariuanës apo martesat gay.
SHBA - Zgjedhja mes Barack Obamës dhe Mitt Romney nuk ishte e vetmja për amerikanët. Paralelisht u zhvilluan edhe rreth 174 referendume ku ata kishin mundësinë të shpreheshin për çështje të rëndësishme si taksat, legalizimi i mariuanës apo martesat gay.
Sipas rezultateve të projektuara, Kolorado dhe Uashingtoni janë shtetet e para të cilat e kanë legalizuar konsumin e kanabisit për qëllime relaksuese.
Rrjeti NBC raporton se rezultati i këtij referendumi ishte 54 % "pro" dhe 46 "kundër" në Kolorado ndërsa 55 % "pro" e 45 "kundër" në Uashington. Deri më tani kishte shtete që lejonin përdorimin e saj për qëllime mjekimi, por jo për legalizim të plotë.
Në Kolorado, të rinjtë mbi 21 vjeç do të lejohen që të kenë në posedim deri në 28 gramë mariuanë, por përdorimi i hapur në publik i drogës do të dënohet edhe më tej. Njerëzit do të lejohen që të mbjellin deri në gjashtë bimë në zonat private. Këto masa bien në koflikt direkt me qeverinë federale, e cila e klasifikon mariuanën si drogë ilegale.
Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka reaguar pas kalimit të masave, duke thënë se politikat e tij do të mbesin të pandryshuara. Maryland është shteti i shtatë i cili ka votuar në favor të martesave gay. Dy shtete të tjera duket se janë në rrugen e votimit pro, përkatësisht shteti i Mainit dhe i Washingtonit.
Një tjetër element i veçantë i votimeve të 6 nëntorit është Tammy Baldwin. Demokratja e cila kishte humbur një sërë betejash me republikanët në Wisconsi tanimë do të jetë senatorja e parë gay. Fitoja e saj ndihmoi demokratët të kishin kontrollin e Senatit. Baldëin në fjalimin e saj tha se ndjehet e nderuar që është përfaqësuesja e parë e komunitetit gay në senatin amerikan.
(bi.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45