Kolumbi, arrestohet narkotrafikanti
Galvez, më i kërkuari në Peru

Kolumbi, arrestohet narkotrafikanti<br />Galvez, më i kërkuari në Peru
Arrestohet kreu i bandës kriminale Barrio Kin, narkotrafikanti Gerson Galvez i konsideruar nga qeveria si kriminali më i kërkuar në Peru.
 
Galvez u arrestua në një qendër tregtare në Medellin dhe më pas u ekstradua menjëherë në Lima.
 
Bosi i drogës i njohur me pseudonimin “kërmilli” iu dorëzua autoriteteve kolumbiane nën masa të rrepta sigurie.
 
Ministri i Brendshëm Jose Luis Perez Guadalupe bëri me dije se trafikanti u transferua me anë të një avioni ushtarak dhe më pas u dërgua me një fugon në qendrën ku do të merret në pyetje.
 
“Kërmilli” akuzohet për grabitje, trafik droge dhe pastrim parash.

Galvez ishte në krye të trafikut të kokainës dhe ishte në kërkim për qindra vrasje.

Sipas autoriteteve kolumbiane ai është El chapo i ri trashëgimtari i bosit meksikan Hoakin Guzman,i arrestuar edhe ky se fundmi. 

ShBA bëjnë me dije se Peruja është prodhuesi më i madh i kokainës në botë.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet