Qeveria kolumbiane tha se ka lokalizuar dhe sekuestruar 12 ton kokainë, sasia më e madhe e kapur e drogës në historinë e vendit.

Droga u gjet e groposur në katër plantacione bananeje në veri të vendit, afër rrugëve të përdorura për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Presidenti Juan Manuel Santos tha se ishte sasia më e madhe ie drogës e sekuestruar në një operacion të vetëm policor.

Operacioni është pjesë e një ofensive kundër Klanit të fuqishëm të Gjirit.

Policia tha se sasi e drogës i përkisnin Dairo Usuga, i njohur edhe si Otoniel, kreu i Klanit të Gjirit, një nga organizatat më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të kapin Otonielin për vite me rradhë.

Policia tha se ata kishin arrestuar gjithashtu katër persona dhe vlerësuan se vlera e bartjes ishte rreth 360 milionë dollarë.

Në dy muajt e fundit forcat e sigurisë kanë konfiskuar 20 ton kokainë në Antioquia.