Kolumbi, kapen 8 ton kokainë
në plantancionet e bananes/Foto

Kolumbi, kapen 8 ton kokainë<br />në plantancionet e bananes/Foto
Policia kolumbiane sekuestroi sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në vend, rreth 8 ton kokainë. Droga ishte fshehur në një plantacion bananesh në veri-perëndim të qytetit bregdetar Turbo. Hetuesit thanë se 1,5 ton nga kokaina ishin ndarë në pako dhe ishin bërë gati për t’u transportuar jashtë vendit.

Droga e sekuestruar mendohet se arrin vlerën 240 milionë dollar. Gjatë operacionit u arrestuan tre persona ndërsa tre të tjetër u arratisën. Ministri i mbrojtjes Villegas bëri me dije se kjo është sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar në territorin kolumbian, ndonëse në det janë kapur sasi më të mëdha. 

Sipas autoriteteve lënda narkotike i përkiste klanit Usuga. Ky klan akuzohet se veç trafikut të drogës, merret me zhvatje, miniera të jashtëligjshme, rrëmbime dhe vrasje. Sipas
policisë kolumbiane, kjo bandë ka rreth 2 000 anëtarë. Gjatë 5 viteve të fundit, policia ka arrestuar më shumë se 6700 pjesëtarë të klanit. 

Më herët gjatë këtij muaj qeveria kolumbiane deklaroi se do të përdorë avionë për të gjetur dhe arrestuar mafiozët e përfshirë në trafikun e drogës dhe minierave të paligjshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar