Kolumbi, marrëveshja e dytë e
paqes me forcat rebele FARC

Kolumbi, marrëveshja e dytë e<br />paqes me forcat rebele FARC
Qeveria kolumbiane do të nënshkruajë këtë të enjte një marrëveshje të re paqe me forcat rebele të FARC.

Kujtojmë se paqja e nënshkruar mes palëve u mohua në referendumin e mbajtur pak muaj më parë.

Marrëveshja e re do të dërgohet në Kongres për miratim e më pas do të kalojë në votim popullor.

Por, grupet opozitare thonë se kjo marrëveshje nuk i dënon rebelët për abuzimin me të drejtat e njeriut në Kolumbi.

Kujtojmë se kjo përpjekje për paqe ka për qëllim t’i japë fund një konflikti të armatosur 50-vjeçar me rebelët, ku janë vrarë më shumë se 260 mijë persona .
 
Një muaj më parë, Presidenti Huan Manuel Karlos, mori edhe cmimin Nobel për paqen, ku u vlerësua pikërisht përpjekja e tij për të sjellë paqen në vend dhe për të mbyllur një etapë të dhimbshme për historinë kolumbiane.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja,com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot