Një anije turistike e quajtur Almirante me 150 pasagjerë në bord është mbytur në një liqen në qytetin turistik të Guatape në Kolumbi.
Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 6 persona të vdekur e të paktën 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
E gjithë ngjarja tragjike është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.
Shkaqet e mbytjes së anijes janë ende të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se pasagjerëve nuk i ishin dhënë jelekë shpëtimi. Edhe pse anija është mbytur fare pranë bregut, shumë persona nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Anija Almirante u mbyt pranë qytetit turistik Guatape. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u janë dhënë xhaketa shpëtimi.Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar personalisht situatën.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com