Kolumbi, parlamenti ratifikon
marrëveshjen e paqes me FARC

Kolumbi, parlamenti ratifikon<br />marrëveshjen e paqes me FARC
Parlamenti kolumbian ka aprovuar gjatë orëve të natës marëveshjen e re të paqes mes qeverisë me rebelët e Farc, duke i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur më shumë se 50 vite.

Marrëveshja e arritur më parë u mohua gjatë një referendum popullor.Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 130 vota në favor në rishikimit të akordit. Më herët edhe Senati e kishte aprovuar unanimitetin.

Kjo marrëveshje parashikon që gjatë një periudhe të caktuar kohe rreth 5800 luftëtarë të Farc do të zhvendosen në 27 zona të paqes ku do të carmatosen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Revelët, ka konfirmuar presidenti Huan Manuel Santos do të duhet të transferohen në zonat e parshikuara brenda 5 ditëve duke nisur nga dita e sotme, ndërsa procesi i çaramtosjes do të zgjasë 1 muaj.

Lidhur me këtë marrëveshje pikërisht në tetor presidentit Santos iu akordua cmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të risjellë paqen në vend. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)