Kolumbi, rrëzohet avioni me 81
persona në bord, 5 të mbijetua

Kolumbi, rrëzohet avioni me 81<br />persona në bord, 5 të mbijetua
Kolumbi-Një avion me 81 persona në bord është rrëzuar në Medellin të Kolumbisë. Deri më tani bëhet me dije se 5 persona kanë arritur të mbijetojnë ndërsa 76 persona kanë humbur jetën. Avioni ishte nisur nga Bolivia dhe në bord kishte ekipin e futbollit të Chapecoense të Brazilit. Njëri nga të mbijetuarit është një nga mbrojtësit e skuadrës, 27 vjecari  Alan Ruschel.
 
Avioni sipas raportimeve të para kishte dhënë alarmin, ndërsa më pas ishte zhdukur nga radarët. Në bordin e avionit ishin 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Ndër shkaktarët kryesore të aksidentit mendohet të jetë konsumimi i karburantit dhe defekti elektrik, por edhe kushtet e motit.

[gallery]19915[/gallery]
[gallery]19923[/gallery]
Kryebashkiaku i Medellin Federico Gutierrez shprehet se ngjarja është një tragjedi, por shpreson se ka të mbijetuar.
 
“Është një tragjedi e përmasave të mëdha” u shpreh  Elkin Ospina, kryebashkiaku i La Ceja, një komunë afër vednit të aksidentit. 

Avioni i tipit RJ-85 kish sinjalizuar probleme në impiantin elektrik dhe ka rënë në një zonë malore të Madellin.

Avioni së bashku me skuadrën e futbolllit ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i San Paolos në Brazil dhe do të ndalonte në Bolivi ku ekipi këtë të mërkurë do të luante  në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

[gallery]19925[/gallery]
Një zëdhënës i Aeronuatikës civile bëri me dije se avioni u deklarua i zhdukur në orën 2 e 30 të mëngjesit me orën tonë lokale ndërsa aksidenti u shënua rreth orës 4 e 30. Të gjitha qendrat mjekësore janë vënë në shërbim për të pritur të plagosurit, në dispozicion është edhe  aeroporti i Medellin.
 
Ekipi i futbolllit është themeluar në vitin 1973 dhe përfaqëson qytetin e Chapeco, një zonë e rëndësishme industriale në Brazil. Në 2009 merrte pjesë në kampionatin e serisë D më pas shumë shume shpejt  arriti në kategorinë  e parë duke zënë vendin e 9.



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)