Gjatë punës në sistemin e kullimit të një ure ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur 10 persona të vdekur, disa të plagosur dhe 11 të humbur.

Ditën e hënë një urë e ndërtuar pjesërisht në Kolumbi u rrëzua, shkaqet e rëzimit të urës ende nuk dihen.

Viktimat u rrëzuan nga një lartësi prej 280 metër. Nëntë nga punëtorët u vranë menjëherë dhe një punëtor i dhjetë vdiq nga lëndimet e marra në spital.

Kantieri ndodhet rreth 95 kilometra nga kryeqyteti kolumbian i Bogotës.

Disa punëtorë u plagosën dhe thuhet se njëmbëdhjetë të tjerë rezultojnë të humbur.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e shembjes së urës.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com