BOGOTA- Një person i akuzuar si trafikanti më i madh i kokainës në botë është arrestuar në Kolumbia dhe është ekstraduar në Itali.
Sipas ministrisë kolumbiane të Mbrojtjes, Roberto Pannunzi, i cili ishte në kërkim prej vitit 2010, është arrestuar në një qendër tregtare në Bogota me dokument të falsifikuar të identitetit.
I njëjti dikaster ka njoftuar se Administrata për Drogë e Shteteve të Bashkuara ka punuar me autoritetet e Kolumbias për arrestimin e trafikantit Pannunzi.
Ky person është i lidhur me mafien në Kalabri në pjesën jugore të Italisë dhe akuzohet se ka lidhje të afërta me grupet e drogës në Kolumbia dhe Meksikë.
Prokurorët italianë thonë se ai ka organizuar transportin e mijëra kilogramëve të kokainës nga Amerika Jugore në Europë, kështu që Pannunzi ishte shndërruar në importuesin më të madh të drogës në botë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com