Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet

Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet

Admir Tutaj, i ekstraduar sot dhe armët e kapura

Interpol Tirana sjell në pranga nga Kolumbia të shumëkërkuarin Admir Tutaj, 25 vjeç, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh dhe i kërkuar prej 10 Prillit të vitit të kaluar.

I riu ishte kapur rreth një muaj më parë në shtetin amerikano-jugor ku po fshihej, pasi ishte arratisur nga Shqipëria dhe kërkohej nga SPAK për trafik armësh e municionesh drejt Britanisë, ku dyshohet se do furnizonte klanet kriminale shqiptare.

Mesditën e sotme, Policia e Shtetit konfirmoi ekstradimin e kryer mesditën e sotme, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, në bashkëpunim me Interpol Bogota.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30 korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “trafikimi i armëve dhe municionit”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, bashkë me 5 persona të tjerë.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh, që ishte fshehur në një tavolinë druri.  

Admir Tutaj u kap më 23 Gusht në Barranquila, ndërsa përdorte edhe emrin e dytë Almirante Titaj. Kolumbia kishte konfirmuar pas masës së sigurisë edhe aprovimin e ekstradimit.

Operacioni u bë në Durrës në muajin Prill të vitit të kaluar, teksa Tutaj mundi të arratisej dhe fshihej me identitet të rremë si Almirante Tutaj, në Kolumbi.

Më 10 prill 2023, Policia ka organizuar një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku sekuestroi 8 pistoleta të markave të ndryshme.

“Në mjetin furgon, tip “Benz”, me targa KS15MZN, u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri, në cilësinë e provës materiale si: 6 – armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. 1534 P., 1 armë “BROËNING” me nr. 2205, 4, një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta”, theksohej në njoftimin zyrtar për këtë rast.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Turaj, në bashkëpunim me persona të tjerë si; A. H., A. Gj., R. Gj., B.T., dhe A. Gj., kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë