TIRANE- Buxheti i vitit të ardhshëm ka lënë të pakënaqur deputetët e Partisë Socialiste, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë me institucionet e pavarura. Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës dhe Zyra e Administrimit të Pushtetit Gjyqësor kanë marrë më shumë fonde se një vit më parë dhe përveç kësaj kanë marrë shtesa edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.
/Shqiptarja.com







