Ushtria amerikane, shtab në Shqipëri për operacionet speciale! Edi Rama: Super lajm, kemi kohë që punojmë për këtë! Yuri Kim: Kyç për stabilitetin në Ballkan

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar së fundmi se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Në njoftim thuhet se selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal.

Në deklaratë Komanda e SHBA për Operacionet Speciale në Europë nënvizon se vendosja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

"Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Gjithashtu, kjo vendndodhje redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe profesionalizmin e ushtrisë shqiptare", thuhet në deklaratë.

"Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje", tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”.

"SOCEUR luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në Ballkan dhe kjo përpjekje po kryhet me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe përfaqëson vlerësimin për profesionalizmin e ushtrisë shqiptare. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal. SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien tonë me aleatët dhe partnerët për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t'iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme", përfundon deklarata e ushtarakëve amerikanë.

Lajmin e ka përshëndetur edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

"Një mënyrë e jashtëzakonshme për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhënien SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes. Hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrejnë një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale", shkruan Yuri Kim.

Kryeministri Rama e ka quajtur super lajm për Shqipërinë, e cila sipas tij mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë.

":Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt", tha Rama në një dalje të posaçme në Facebook nga Kryeministria. 

Kjo bazë do të jetë e dyta e rëndësishme e forcave aleate në tokën shqiptare. Në janar të 2022 do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës. Aleanca e Atlantikut të Veriut do të ketë kështu bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Ushtria amerikane me shtab në vendin tonë, Rama: Superlajm, Shqipëria aleate e fortë e SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin që ushtria amerikane do të ketë një shtab në Shqipëri. Kreu i qeverisë teksa e quajti superlajm tha se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve.

"Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë. Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë që e bën vendosjen e një shtabi një vendim të natyrshëm. Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt. Falenderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë. Realisht ambasadorja Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qendrueshme dhe pse jo të gjatë.”-tha Rama.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 07/01/2022 09:12

    Lajm i mire, ardhur ne kohen me te duhur.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/01/2022 19:52

    Po ta ngrine buzeqeshjen USA o kryetariRilindjes apo ke ndonje hall me te madh? Dukesh si i nëmur bre burre ,megjith shtirjen qe s'e kontrollon teresisht asnjehere pavaresisht stermundimin qe ben ne raste te tilla.

    Përgjigju
  • Juri: 06/01/2022 19:50

    E per ca na duhet kjo qendra NE si shtet?? Skemi asnji lloj rreziku e para punes, e dyta nuk sjell ASNJI CENT INVESTIM dhe e treta dihet mire dhe kjo e faktuar me dokumente nga CIA se kto pseudobaza perdoren per rrembime personash nen petkun e operacioneve sekrete. Meqe qenka lodh kaq shume qeveria dhe vete naltmadhnija tij per te "afruar" kte baze, pse nuk u lodh apo pse nuk lodhet per thithjen e investimeve amerikane??!!!

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles: 06/01/2022 18:39

    Lajm i mire. (Mund te shtoja edhe ndonje koment te llojit “edhe pse SHBA gabon qe mbeshtet nje plehre si Edi Rama. Kush e di se si cfare do kerkojn ne shkembim…” per te shtyre opinionin publike kunder SHBA-ve. Por kesaj here do qendroj teresisht pozitive ne menyre qe fitoj pak besueshmeri.) Efharisto!

    Përgjigju
    • Jasu: 07/01/2022 02:19

      E kishte mire Abdi Baleta kur tha ne interviste per nje grek qe erdhi ne shqiperi vizite si politikan.Ku shkon ky mor me ket mbiemer filipidhis?Ky eshte provokim i rend qe i bohet shqiptareve dmth e kish ke pjesa e fundit e fjales abdiu.Kshu dhe ju grekerit shqipfolesa ketu jeni shume filipidhis na beni te qeshim ;-).

    • Napolon Zerva: 06/01/2022 19:07

      Ore malaga, o fare e keqe. Te q. ******! Ketu nuk merret njeri me propagande! Ik pirdhu! Dhe eshte teresisht e vertete se SHBA do e shfrytezoj Shqiperine deri sa te vije dita qe do na braktisi. SHBA po e ndihmojn Ramen me reformen ne drejtesi sepse duan qe ta kapin plotesisht pushtetin. Do mbetemi ne meshire te treshes Rama-Sorros-Vucic! Miq te dashur, mos e degjoni andartin e poshter qe perpiqet t’ju sinjalizoj juve (me ironine e tij) se portalet shqiptare jane objektive i propagandes antishqiptare nga disa shqipfoles supaxhinj, si ato familjet e vete-shpallura ne Dropull dhe Himare per nje pension te qelbur… Shqiperia eshte e rrethuar me miq qe i duan te miren. Ligji i Luftes nga Greqia nuk do te thote se ata na konsiderojn armiq. Elladha s’ka vepruar kurre kunder nesh! Andart i ndyre… Aaahhh ne cfare situate eshte katandisur Shqiperia… sa me dhemb ta them: S’BEHET KY VEND! Efharisto!

  • Fred KONSOIRACIONISTI .: 06/01/2022 18:07

    Kjo qëndrën ,qëndrën do t’a ketë në qëndër të TIRANES , në një objekt ISH USHTARAK , të zaptuar aty nga viti 2013-të sipas parimit TOKË E XANUN , që nga burime të sigurta informacioni , këto ditë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj nga brenda , ndersa nga jashtë janë bërë kamuflime me siglën e një ISH PARTIE .

    Përgjigju
  • GOLI: 06/01/2022 18:00

    MEMA SHQIPERI KA EPRORE DHE AI ESHTE SHQIPETARI......PUSHTUESIT JASHT TROJEVE TE SHENJTA TE MEMES SHQIPERI.

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/01/2022 17:18

    Kishte kohe Rama qe takohej me Erdogan per kete dite…Super lajm.

    Përgjigju
  • Kiko: 06/01/2022 17:08

    Eshte baza e re USA qe do behet ne lagjen Kirasi ne Shkoder

    Përgjigju
  • Rrofte Amerika: 06/01/2022 16:54

    Tani ta marre vesh Rusia Putini dhe kelyshet e tyre se kush eshte Amerika

    Përgjigju
  • Turi: 06/01/2022 16:26

    Flasin perdite per demokraci dhe nga ana tjeter po i militarizojne shtetet me keq se komunizmi me preteksin se gjoja militarizimi na sjell paqe , gje qe nuk eshte aspak e vertete kjo tregon qe lufta e ftohte qe ishte dikur do te kthehet ne nje lufte te nxehte neser

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/01/2022 16:23

    Sa falco është ky km bq !

    Përgjigju
    • Askushi: 06/01/2022 18:34

      Te vjen inat eeeeeee ????????????????

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite