Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan të suksesshëm operacionin e mbrëmjes së kaluar kundër ishullit iranian Kharg, duke siguruar se nuk kanë goditur instalimet e naftës.
Në një postim në X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruan: “Mbrëmë, forcat amerikane kanë kryer një sulm preciz në shkallë të gjerë në Ishullin Kharg, në Iran. Sulmi ka shkatërruar depo minash detare, bunkerë për raketa dhe shumë objekte të tjera ushtarake. Forcat amerikane kanë goditur me sukses mbi 90 objektiva ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, duke ruajtur njëkohësisht infrastrukturën e naftës.”
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 14, 2026
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Kemi goditur 90 objektiva në Kharg! Trump: Lironi Hormuzin! Macron propozon bisedime Izrael-Liban në Paris










