Komandanti i Gardës në Uashington: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol (VIDEO)

U deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin që të vendosej Garda kombëtare amerikan në Kongresin amerikan me 6 janar, për t’u përballur me protestuesit të cilët po sulmonin ndërtesën në përpjekje për të bllokuar certifikimin e demokratit Joe Biden si president i ri i vendit ,ka deklaruar  Komandanti i Gardës Kombëtare.

Gjenerali William Walker, u tha dy komisioneve të Senatit, të cilët po hetojnë protestat vdekjeprurëse theksoi se ai nuk mori miratimin e Departamentit të Mbrojtjes deri në orën 17:00 për të dërguar qindra trupa në Kapitol. Vonesa duket të jetë rezultat i një procesi të pavolitshëm miratimi për trupat dhe ndoshta një hezitim nga disa zyrtarë për të miratuar një shfaqje publike të forcës pranë simbolit të demokracisë. Ndërkohë, protestuesit e shumtë në numër ishin të papërballueshëm për forcat e sigurisë dhe u futën në selinë e organit legjislativ, duke shkatërruar zyrat e ligjvënësve dhe u përleshur me policinë. Pesë njerëz humbën jetën.

Gjenerali tha se në rastet e mëparshëm të trazirave civile, përfshi demonstratat për drejtësinë racore pranverën e shkuar, leja ishte miratuar menjëherë  dhe theksi se mund të ishin dërguar 155 trupa në orën 14:00, menjëherë pasi protestuesit e parë sulmuan Kapitolin. Gjenerali theksoi se ata trupa mund të kishin bërë një ndryshim dhe mund të kishin shtyrë mbrapsht turmën.”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë