TIRANE- Para se të vinte në atdhe nëntetar Aleksandër Peçi është këshilluar nga eprorët që të mos tregonte para gazetarëve se çfarë kishte ndodhur në Kandahar, ditën që u vra Feti Vogli dhe u plagos ai vetë.

Në orën Në 18.57 të datës 14 mars, Aleksander Peci, shkruan nga spitali në Rheinland-Pfalz, afër Kaiserslautern: "Nesër do të jetë një ditë shumë e lumtur për mua se në orën 11 do jem në Rinas. Jam shumë I lumtur që po shkel prapë në atdhe…?".
Lajmi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook" merr 75 komente dhe përshëndetje. Në orën 20.30, Naim Dani shkruan: "Hajde natën ja klm dhe mirëardhsh. Një porosi të jap jo si shef, por si më I madh, mos tregos se çfarë ka ndodhur me detaje dhe mos merr kontakt me gazetarët se ato material duan".
Një minutë më vonë Aleksander Peci i përgjigjet, Naim Danit: "Jo more jo s'bahet llaf s'kam pun me gazetar". Sipas të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe jetëshkrimit që ka hedhur ai vetë në "facebbok", Naim Dani është komandant i trupave komando. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së 5 majit 2010, major Naim Dani ka qenë komandanti i Kompanisë Komando, pjesëmarrëse në kontigjentin shqiptar në Herat në atë kohë dhe kishte udhëhequr kontigjentin e radhës. Ne foton e meposhtme eshte biseda ne facebook.
aleksander peci
MBERRITJA DJE NE ATDHE
Dje në ora 14.20, nëntetari Aleksandër Peci, i plagosur në Alganistan shkeli në tokën shqiptare në Rinas. Pasi u takua me të afërmit, ushtaraku që u plagos rëndë me tre plumba në Kandahar të Afganistanit, u përcoll në spitalin ushtarak për një procedurë kontrolli rutinë. Më pas ai doli para medias, ku u shpreh i lumtur që u rikthye pranë të afërmve, ndërsa ngushëlloi familjen e kapiten Feti Voglit, i cili nuk mundi t'i mbijetonte sulmit në Afganistan.
Nëntetar Aleksandër Peci i shpëtoi vdekjes në sulmin e policisë afgane më 20 shkurt, në Kandahar të Afganistanit, ku mbeti i varë komandoja tjetër shqiptar, kapiten Feti Vogli, e u plagos një tjetër ushtar amerikan i njësisë speciale.
CNN: SULMI PAS NJE ZENKE
Në 21 shkurt rrjeti mediatik amerikan CNN tha se vrasja e Voglit dhe plagosja e Pecit, një ditë më parë, ndodhi pas një zënke. "Një person i veshur me uniformë të policisë afgane hapi zjarr mbi trupat e NATO-s në Afganistan, duke vrarë një, tha NATO, në atë që duket si i fundit i një serie sulmesh të forcave të sigurisë afgane, që kthejnë armët kundër trupave ndërkombëtare, me të cilat supozohet se janë aleatë. Sipas rrjetit gjigand mediatik në SHBA, dhuna erdhi si rezultat i një grindjeje mes policisë afgane dhe ushtarëve të koalicionit, që po shpërndanin dokumente për studentët në atë zonë, bëri të ditur zyra për shtyp e Kandaharit.
(sg/shqiptarja.com)