Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të komanduar në postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshin. Selia blu deklaron se këmbëngulja e Ramës tregon se i duhet një kukull në atë post për ta kontrolluar për të mbrojtur veten, Dakon, Ballën, Gjiknurin dhe Ahmetajn.
Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme. Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.
Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim. Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës. Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit.Deklarata e Partisë Demokratike
Rama vendosi që të emëronte Sandër Lleshin zv/ ministër të Brendshëm dhe më pas për ta komanduar në postin e ministrit pas vendimit të Metës për të refuzuar dekretin.

Lajmi kryesor:
Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq
/Shqiptarja.com
