TIRANË – Aleksandër Peçi i shpëton vdekjes. Ministria e mbrojtjes ka informuar sot pasdite se nëntetari është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.
Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.
Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.
Ministria deklaron se, pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com