TIRANE- Pjesëtarë të Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare janë përdorur si trupëroja, por edhe për detyra të tjera gjatë Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, që u zhvillua në Tiranë në prill të 2013. Kjo është një nga akuzat që Ministria e Mbrojtjes i ka bërë ish-ministrit Arben Imami dhe drejtuesve të tjerë të këtij dikasteri.
Burime të mirinformuara kanë bërë me dije për “Shqiptarja.com” se në akuzat e ngritura të hënën nga Ministria e Mbrojtjes janë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme fakte ku vërtetohet përdorimi i trupave elitare të Ushtrisë Shqiptare në kundërshtim me detyrat e tyre kushtetuese. Sipas padisë pjesëtarë të Forcave Speciale të një ushtrie që është pjesë e NATO-s janë denigruar nga drejtuesit e tyre duke i përdorur si roje të thjeshta për mbarëvajtjen e një evenimenti që është përdorur politikisht nga qeveria Berisha për propagandë.
Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur është zhvilluar vitin e kaluar në vendin tonë. Ai u zhvillua nga data 5 deri në 14 prill të vitit 2013, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Në të morrën pjesë 35 ekipe pjesëmarrëse, afërsisht 400 sportistë dhe mbi 50 trajnerë. Krahas sportistëve në vendin tonë mbërritën edhe një numër presidentësh dhe figurash të larta të peshëngritjes. Zhvillimi i këtij evenimenti të madh sportive në vendin tonë u përdor në mënyrë propagandistike nga qeveria e atëhershme, që drejtohej nga Sali Berisha.
Ky eveniment u cilësua nga qeveritarët e asaj kohe si një tregues i situatës mjaft të mirë, ku sipas tyre ndodhej Shqipëria. Qeveria morri përsipër një pjesë të madhe të organizimit të këtij kampionati nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që drejtohej nga Aldo Bumçi. Që në atë kohë u përfol se u përdorën ushtarakët për mbarëvajtjen e evenimentit, por tashmë duket se drejtuesit aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë provat e duhura.
Sipas burimit të sipërpërmendur duke qenë se në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes kanë qenë të pranishëm shumë personalitet të rëndësishme në rang botëror të këtij sporti, është dashur një numër i madh trupërojash, gjë që nuk mund të përballohej nga Policia e Shtetit që kishte shumë detyra të tjera.
Zgjidhja është gjetur duke përdorur pjesëtarë të Forcave Speciale të ushtrisë, pavarësisht se kjo është në kundërshtim të hapur me detyrën kushtetuese të tyre. Kështu elita e Ushtrisë Shqiptare e trajnuar nga specialistët e NATO-s përfundoi duke mbajtur valixhet e presidentëve të federative të peshëngritjes apo më keq akoma duke bërë roje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com