Gjatë një takimi në Korçë, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, përsëriti qëndrimin e tij kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”.
Disa ditë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e gjendjes civile ku u shfuqizua termi “ Kombësi” Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar duke kundërshtuar vendimin Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se do ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Stransburgut.
Në vendimin e marre disa dite më pare, Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”. Sipas vendimit të kësaj Gjykate, termi ‘kombësi’ në ligjin "për gjendjen civile" është i papajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës.
/Shqiptarja.com