Kombëtarja, Arlind Ajeti e Naser
Aliji marrin pasaportë shqiptare

Kombëtarja, Arlind Ajeti e Naser<br />Aliji marrin pasaportë shqiptare
Tashmë është zyrtare, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji janë pajisur me pasaportë shqiptare. Presidenti i Republikës ka pranuar kërkesën e dy futbollistëve që të bëhen nënshtetas shqiptarë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave: Arlind Afrim Ajeti dhe Naser Ismail Aliji.

Naser Aliji është me origjinë nga Kumanova dhe luan për ekipin e Vaduzit në kampionatin elitar të Zvicrës. Naser Aliji luan mbrojtës dhe ka tërhequr vëmendjen e disa menaxherëve pas paraqitjeve shumë të mirë. Edhe Arlind Ajeti i ka thënë “Po” Shqipërisë. Mbrojtësi 21-vjeçar deri tani ka luajtur me Zvicrën U-21. Mbrojtësi kosovar i Baselit ishte në dyshim për zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, por në fund ka zgjedhur të parën.

Dy lojtarët pritet që të ftohen nga trajneri De Biasi për ndeshjen me Armeninë më 29 Mars.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni